Prisionera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Prisionera (E burgosura) është një telenovelë latine e vitit 2004 prodhuar nga kompania Telemundo. Tregon historinë e Gabriela Spanic si Guadalupe, një grua që akuzohet 15 vjet për vrasje, dhe i marrin vajzën. Por ajo arratiset nga burgu, për të gjetur prova për pafajësinë e saj, dhe për të gjetur vajzën. Ne shqiperi kjo telenovele eshte transmetuar ne Koha Tv. Kjo telenovele konsiston ne nje numer prej 180 kapitujsh.

Në gusht 2004 gjatë xhirimeve pati një lidhje seksuale aktori kryesor Mauricio Islas me Genesis Rodríguez. Pati një skandal seksual me këtë aktore, që luante Libertat, vajzën e Guadalupes, që në atë kohë ishte akoma e mitur. Ai u zëvendësua nga aktori Gabriel Porras.

Ai u nda nga gruaja e tij edhe filloi pastaj me telenovelën Los Plateados dhe skandali ra. Rodriguez iku në Los Angeles për të luajtur në një rol të vogël tek Days of our Lives me NBC.

Pershkrimi i Telenoveles[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Guadalupe Santos është një grua e bukur, e re që është dënuar me burgim pas shpalljes fajtore për vrasjen e njeriut që e përdhunoi. Ndërsa në burg, Guadalupe lind një vajzë, produkt i asaj shkeljeje, dhe për shkak të vendndodhjes së saj ja jep atë motrës se saj të madhe për tukujdesur per te derisa ajo te fitoje lirinë. Në burg ajo kishte një shoqe, që quhej Nacha. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Guadalupe del nga burgu për sjellje të mirë, por para se të lirohet, ajo është e detyruar të arratiset. Gjatë arratisjes, Guadalupe kalon kufirin e Meksikës me Shtetet e Bashkuara dhe është atje në Miami, Florida, ku ajo takohet me Daniel Moncada, me të cilin bie ne dashuri në shikim të parë. Nga ai moment Guadalupe dhe Daniel fillojnë një aventurë të plotë me situatave komike, negative, të rrezikshme dhe dramatike. Të dy bien në dashuri marrezisht, por ajo qe asnje prej tyre sdyshon është se ekziston një sekret i tmerrshme që do të mbizotërojë mes të dyve.

Në këtë dashuri mes Guadalupe dhe Danielit, faktorë të tjerë do te komplikojë jetën e protagonistëve, siç është prania e Rosalia de Moncada, nëna e Danielit, e cila është e bindur për fajesine e Guadalupe në lidhje me vdekjen e djalit të saj Ernesto, i cili rezulton të jetë i njejti njeri i cili e përdhunoi kur ajo ishte një fëmijë. Gjithashtu edhe prania e Riobueno Lucero, e quajtur si Lulu, e cili është e veja e Ernestos. Dhe për t'i bërë gjërat edhe më keq, Milagros, motra e Guadalupe reziston të largohet nga Libertad dhe ti thote të vërtetën në lidhje me nënën e saj biologjike, gje që do të motivojë Guadalupe për të nxjerre kthetrat dhe te përballet me gjithe botën për të provuar pafajësinë e saj dhe per të rifituar vajzen e saj.

Kjo është historia e dashurisë së një nëne të gatshme të bëjë cdogjë për të fituar dashurinë e vajzës së saj. Dashuria e një gruaje në gjendje të sfidojë fatin per njeriu që ajo do.

Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]