Jump to content

Operacioni në Luboten

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pritë në Luboten)

Sulmi në Luboten ndodhi më 10 Gusht 2001 në orën 08:00 të mëngjesit pasi kamioni ushtarak i Ushtrisë Maqedonase shkeli në dy mina anti–tank pranë fshatit LubotenShkupit, duke vrarë 9 ushtarë maqedonas të rezervës së Ushtrisë Maqedonase. Përveç 9 të vrarëve, kishte edhe 8 ushtarë të plagosur. Dy ditë pas sulmit, më 12 Gusht, Policia maqedonase filloi aksionin e saj në fshatin Luboten, ku u vranë 10 civilë shqiptarë në mesin e tyre edhe një fëmijë 5 vjeçar.

Operacioni në Luboten
Pjesë e Lufta e vitit 2001 në Maqedoni

Pamja e Malit të Zi të Shkupit
Data10 Gusht 2001
Vendodhja
Pasoja Fitore e UÇK-së
Palët pjesëmarrëse
Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Komandantët dhe udhëheqësit
Ali Ahmeti
Xhavit Asani
Muzafer Agushi
Boris Trajkovski
Ljube Boshkovski
Johan Tarçullovski
Njesitë e përfshira
Brigada 113 "Ismet Jashari" Rezervistët e Ushtrisë
Fuqia ushtarake
E panjohur 17 ushtarë
Viktimat dhe humbjet
Asnjë humbje 9 ushtarë të vrarë
8 të plagosur
  • 10 Civilë Shqiptarë të vrarë
  • 150 Civilë Shqiptarë të plagosur
  • 40 Civilë Shqiptarë të pafajshëm u arrestuan
  • 14 Shtëpi të Shqiptarëve u dogjën

Dy ditë pas sulmit, forcat maqedonase rrethuan Lubotenin dhe vranë dhjetë civilë shqiptarë. Ushtria Maqedonase rrethoi Lubotenin dhe granatoi fshatin me helikopterë dhe artileri të rëndë, gjatë granatimeve mbetën të vrarë 2 civilë shqiptarë, një i moshuar dhe një vajzë 6 vjeçare. Pas bombardimeve, ushtarët maqedonas hynë në fshat dhe filluan të vrasin gjashtë persona, duke i qëlluar në kokë dhe në shpinë, duke përfshirë një djalë 5 vjeçar. Më vonë një burrë u godit me thikë për vdekje në prani të babait të tij të paralizuar. Eshtrat e një 35 vjeçari u gjetën gjithashtu pranë fshatit, nga të afërmit e tij, 6 ditë pas ngjarjes.

Pas një hetimi nga organizata Human Rights Watch, u arrit në përfundimin se asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk ishte i pranishëm në fshat gjatë incidentit.