Operacioni në Luboten
Sulmi në Luboten ndodhi më 10 Gusht 2001 në orën 08:00 të mëngjesit pasi kamioni ushtarak i Ushtrisë Maqedonase shkeli në dy mina anti–tank pranë fshatit Luboten të Shkupit, duke vrarë 9 ushtarë maqedonas të rezervës së Ushtrisë Maqedonase. Përveç 9 të vrarëve, kishte edhe 8 ushtarë të plagosur. Dy ditë pas sulmit, më 12 Gusht, Policia maqedonase filloi aksionin e saj në fshatin Luboten, ku u vranë 10 civilë shqiptarë në mesin e tyre edhe një fëmijë 5 vjeçar.
| Operacioni në Luboten | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Lufta e vitit 2001 në Maqedoni dhe Fronti i Karadakut | |||||||
Pamja e Malit të Zi të Shkupit | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
|
| |||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
|
|
| ||||||
| Njësitë e përfshira | |||||||
|
|
| ||||||
| Fuqia | |||||||
|
|
| ||||||
| Viktimat dhe humbjet | |||||||
|
|
| ||||||
Dy ditë pas sulmit, forcat maqedonase rrethuan Lubotenin dhe vranë dhjetë civilë shqiptarë. Ushtria Maqedonase rrethoi Lubotenin dhe granatoi fshatin me helikopterë dhe artileri të rëndë, gjatë granatimeve mbetën të vrarë 2 civilë shqiptarë, një i moshuar dhe një vajzë 6 vjeçare. Pas bombardimeve, ushtarët maqedonas hynë në fshat dhe filluan të vrasin gjashtë persona, duke i qëlluar në kokë dhe në shpinë, duke përfshirë një djalë 5 vjeçar. Më vonë një burrë u godit me thikë për vdekje në prani të babait të tij të paralizuar. Eshtrat e një 35 vjeçari u gjetën gjithashtu pranë fshatit, nga të afërmit e tij, 6 ditë pas ngjarjes.
Pas një hetimi nga organizata Human Rights Watch, u arrit në përfundimin se asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk ishte i pranishëm në fshat gjatë incidentit.