Problemi i urisë në botë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Uria është dukuri e njohur qysh nga lashtësia dhe ka të bëjë me mungesën e ushqimit. Kjo dukuri bëhet e dukshme atëherë kur njerëzit vdesin nga uria. Uria e nënkupton edhe dukurinë e mungesës së nevojshm të ushqimit për njerëzit. njeriut për të pasur shëndet të mirë i nevojiten 2500 kalori në ditë, kurse kufiri i poshtëm konsiderohet sasia prek 1600 kalori. Mesatarja e kalorive të shpenzuara në ditë në vendet e zhvilluara është mbi 3000 kalori, kurse në vendet në zhvillim rreth 2000 kalori, ndërsa në vendet e pazhvilluara nën këtë kufi.
Ndjenja e urisë tek njeriu paraqitet kur organizmi i njeriut për kohë të gjatë nuk merr ushqim të mjaftueshëm. Shkaktar i ndjenjës është mungesa e kalorive kurse shkaktar specifik është mungesa e albuminëve, vitaminave, kriprave minerale etj. Uria e gjatë ia zvogëlon imunitetin e organizmit, prandaj pas urisë pasojnë epidemitë si kolera, mortaja, truthi etj.
Shkaqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkaktarët e urisë janë të ndryshëm, natyror dhe shoqëror. Prej shkaktarëve natyrorë në rradhë të parë duhet përmendur thatësirat, lagështirat, vërshimet, erupcionet vullkanike, sëmundjet e bimëve, invazioni i karkalecave etj. Ndër shkaktarët shoqëror duhet cekur këta faktorë: nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik, marrëdhëniet pronësore, kriza ekonomike, luftrat, paaftësinë e shteteve për të siguruar rezerva ushqimi etj. Historia e njerëzimit ka njohur periudha me thatësira ose me lagështira disa vjeçare, pas të cilave ka ndodhur uria dhe vdekja e mija e miliona njerëzve. Në mungesë të dhënave nuk duhet për shumë raste urie në botë. Shënimet sistematike per uri dhe pasojat e tyre fillojnë të shënohen në shekullin XVIII e XIX. Uritë e mëdha zakonisht ndodhin në vendet agrare me dendësi të mëdha (India, Bangladeshi, Kina, Pakistani) dhe vendet me klimë tropike monsunike, tropike të thatë (viset afër shkretëtirave), ose maritime të lagët (si në Irlandë, Gjermaninë veriore etj. në vitin 1848/51).
Pasojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë shekullit XIX në Indi prej 100 viteve në 31 vite ka pasur thatësira, gjatë të cilave kanë gjetur vdekjen mbi 32 milion banorë. Në krahinën Bengali (Bangladeshi i sotëm) gjatë shekullit të kaluar kanë ndodhur së paku katër vite ose periudha urie (1866, 1876/78, 1896/96, 1899) gjatë të cilave kanë vdekur më se 15 milion banorë. Në Kinë gjatë shekullit XIX ndodhën uritë në vitet 1876/79, 1892/94, të cilat morën jetrat e ma së 12 milion banorëve. Gjatë shekullit XIX Kinës i ndodhën edhe dy uri (1920/21, 1928/29), të cilat morën mbi 10 milion banorë. Në shekullin XX kanë ndodhur uritë edhe në vitet 1941/43 (në krahinën Bengali), 1972/74 (në vendet e Sahelit: Mali, Mauritani, Niger, çad, Etiopi), pastaj në Indi, Bangladesh, Sri Lankë (1974/74). Uria e fundit në Afrikë përpos që shkaktoi vdekjen e më se 3 milion njerëzve, zvogëloi fondin e kafshëve ma se 50%.
Në Rusi gjatë shekullit XVIII kanë ndodhur 34 vjet urie, gjatë shekullit XIX 40 vjet dhe deri në Luftën e Parë Botërore edhe 7 vjet tjera të urisë. Në Irlandë në shekullin XIX ndodhin uritë në vitin 1841 dhe 1845/50 (uria e madhe), kur vdesin më se 1.5 milion banorë (më se 20% e popullsisë). Uria në Irlandë ndodhi si rezultat i sëmundjes së patatës dhe zvogëlimit të ushqimit.
Pas luftës së dytë botërore OKB-ja i organizon shërbimet e veçanta për ndihmë si FAO (Fondi ndërkombtar për bujqësi dhe ushqim), WHOL (organizata botërore për shëndetsi) etj., të cilat i ndihmojnë vendeve të goditura me uri, së paku për t'i zvogëluar efektet më të rënda të urisë.
Organizata e FAO-së i ka ndihmuar shumë shteteve në zhvillim në rritjen e sipërfaqëve të punës dhe rendimenteve në drithëra dhe kultura tjera. me qëllim të rritjes së prodhimtarisë bujqësore.
Nga "revolucioni i gjelbërt" pritej rritja e prodhimit bujqësor në vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim. Përkundër një përparimi të vogël në këto vende, "revolucioni i gjelbërt" dha rezultate të mira në shtetet e zhvilluara Përendimore dhe ish socialiste, të cilat arritën ta rrisin prodhimtarinë bujqësore gjithsej dhe për kokë banori. Prodhimi i drithrave për bukë pas viteve të 60-ta shënoi rritje në vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim, por për shkak të shtimit të lartë të popullsisë, prodimi për kokë banori nuk u rrit sa duhet. Kërkesa për ushqim ishte më e madhe se shtimi i popullsisë në 53 vende prej 86, që i takonin grupit të shteteve në zhvillim (periudha 1952/72). Në bazë të vlerësimeve të viteve të 70.ta rreth 12% e popullsisë botërore kronikisht vuan nga mungesa e ushqimit, kurse në shtetet në zhvillim kjo pjesëmarrje është 50-60%. Vendet në zhvillim të cilat në vitet e 70-ta përbënin 70% të popullsisë botërore prodhonin vetëm 40% të ushqimit botëror. Ushqimit në këto vende përpos kalorive iu mungojnë edhe albuminat, vitaminat, kripërat minerale etj. Pra, në vendet ku nuk ka mjaftë ushqim edhe kualiteti është i dobët. Banori i shteteve në zhvillim merr 40% më pak kalori, albumina, vitamina e minerale se sa banori i shteteve të zhvilluara. Edhe brenda vet shteteve në zhvillim ka diferenca të konsiderueshme (deri 50%) në mes të shtresave të popullsisë përsa i përket sasisë dhe kualitetit të ushqimit.
Sipas shënimeve të OKB-së për bujqësi dhe ushqim, vendet ku ndihet mungesa e ushqimit janë ato që shtrihen në brezin e thatë e gjysmë të thatë të Afrikës, të Lindjes së Afërt, të Azisë Juglindore dhe vendet e Andeve në Amerikën Latine. Në bazë të të dhënave në vitet e 90-ta rreth 20% e popullsisë së vendeve në zhvillim (ose 800 milion banorë) vuajnë nga mungesa e ushqimit. Pas viteve të 90-ta edhe ish vendet socialiste u goditen nga zvogëlimi i prodhimit ushqimor, përpos në Kinë dhe Vietnam. Në këto vende prodhimi i artikujve ushqimor u zvogëluar prej 10-50%. Në Afrikë janë 172 milion banorë të uritu ose jo mjaftë të ushqyer (rreth 25% e popullsisë gjithsej). Mungesa e ushqimit ndihet në vendet që nuk e kanë shtuar prodhimin, ato që nuk kanë mundësi importi (nuk kanë deviza), që nuk kanë mundësi transporti, që nuk kanë sillose për ruajtjen e rezervave, që nuk kanë sipërfaqe të mjaftueshme të punës, që nuk kanë ekonomi të zhvilluar, ose që janë prekur nga luftrat qytetare ose rajonale (Somalia, Sudani, Ruanda, Angola, Zairi, Liberia etj.). Në shumë shtete të Amerikës Latine prodhimi për kokë banori u rrit vetëm për pak ose fare nuk u rrit.
Problem me të madh për kohën e sotme paraqet mungesa e ushqimit për numër të madh të fëmijëve që jetojnë në shtetet me shtim të lartë të popullsisë, me prodhim të ulët bujqësor, sidomos me prejardhje shtazore (qumësht, mish, vezë), me zhvillim të ulët ekonomik, social, arsimor e kulturor, me konflikte regjionale në baza fisnore e etnike. Popullsia e paushqyer, e pa arsimuar, e pa kualifikuar dhe e pa specializuar për degët e ndryshme ekonomike, nuk mund të ketë perspektivë të mirë në të ardhmën e afërt dhe të largët, kur tani prej rinisë kërkohet përgatitje më e mirë shkollore e profesionale, për teknikën e teknologjinë gjithnjë më të persosur (sofistikuar).[1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Prof.Dr. Asllan Pushka