Jump to content

Prokopis Pavllopullos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Prokopis Pavlopulos)
Prokopis Pavlópoulos
Presidenti i Greqisë
Në detyrë
13 Mars 2015 – 13 Mars 2020
Paraprirë ngaKarolos Papulias
Ministër i Brendshëm
Në detyrë
10 Mars 2004 – 11 Shtator 2009
Paraprirë ngaNikos Alivizatos
Pasuar ngaGiannis Ragousis
Të dhëna vetjake
U lind më10 korrik 1950
Kalamata, Greqi
Partia politikeDemokracia e Re (Greqi)
Bashkëshortja/etVlassia Peltsemi
Fëmijët2 vajza
1 djal
ArsimimiUniversiteti i Athinës
Universiteti Panthéon-Assas

Prokopios Pavlópoulos (Greqisht: Προκόπιος Παυλόπουλος, i theksuar [proˈkopios pavˈlopulos] i lindur më 10 korrik 1950), shkurtuar zakonisht në Prokopis (Προκόπης), është Presidenti i Greqisë, në detyrë që nga viti 2015. Avokat, profesor univerzitar dhe politikan, Ministër i Brendshëm nga viti 2004 deri në vitin 2009.[1]

Më 18 shkurt 2015, Pavlopulos u zgjodh nga parlamenti helen si president i Greqisë, me 233 vota për.[1][2]

Karriera akademike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prokopis Pavlopoulos lindi në Kallamata[3] djali i drejtorit të shkollës së mesme dhe mësuesit të klasikëve Vasilios Pavlopoulos, dhe u rrit në të njëjtin qytet.[4] Pas mbarimit të shkollës në qytetin e tij, ai hyri në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Athinës në vitin 1968.[4]

Në vitin 1975, me një bursë qeveritare, ai mori DEA-n e tij nga Universiteti Panthéon-Assas i Parisit, i ndjekur nga Doktorata e tij në 1977 mbi të Drejtën Publike. Ai pastaj u kthye në Greqi për të kryer shërbimin e tij ushtarak në Ushtrinë Helene (1978-79).[4] Ai u zgjodh ligjërues në Universitetin e Athinës në vitin 1980 dhe u promovua në Reader më 1981. Në vitin 1983 u bë asistent profesor dhe u promovua si profesor në vitin 1986. Në vitin 1989 u zgjodh profesor i plotë i drejtësisë administrative. Në vitin 1986, Pavlopulos ishte një anëtar i fakultetit në Universitetin Panthéon-Assas.[5]

  1. ^ a b Prokopis Pavlopoulos zgjidhet President i Greqisë Arkivuar 19 maj 2020 tek Wayback Machine. Gazetadita.al. 18 Shkurt 2015.
  2. ^ Prokopis Pavlopoulos zgjidhet President i ri i Greqisë me 233 vota. Gazeta-shqip.com. 18 Shkurt 2015.
  3. ^ Tsipras propozon per president ish ministrin e qeverise karamanlis. Balkanweb.com. 17 Shkurt 2015.
  4. ^ a b c Ποιος είναι ο Προκόπης Παυλόπουλος, ο υποψήφιος Πρόεδρος της Δημοκρατίας (në Greqisht). in.gr. 17 Sjkurt 2015.
  5. ^ Oberlé, Thierry (11 Dhjetor 2008). "Pavlopoulos, un ministre de l'Intérieur dans la tourmente". Le Figaro (në frangjisht).