Jump to content

Protestat e Studentëve të Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Protesta e studentëve të universiteteve publike në Shqipëri nisën organizimin e tyre në muajin Dhjetor 2018 në Tiranë. Protesta e parë u organizua nga studentët e Fakultetit i Arkitekturës dhe Urbanistikës4 Dhjetor 2018 për arsye të një vendimi nga Këshilli i Ministrave Nr. 288 Dt. 22.05.2018, i cili tarifonte çdo student për të paguar një shumë të caktuar monetare për çdo kredit lënde që përsëriste në sesionin e dytë të provimeve në Universitetet publike.

Pas protestës së FAU të cilët fillimisht bojkotuan mësimin dhe hyrjen në fakultet, studentët e fakulteteve të tjera u njohën me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave i cili nuk ishte transmetuar më parë tek ata. Kështu në 5 Dhjetor 2018, do të ishte protesta e dytë e cila u zhvendos para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me pjesëmarrjen e studentëve të të gjitha Fakulteteve të tjera, të cilët bojkotuan pjesërisht mësimin dhe iu bashkangjitën protestës duke kërkuar heqjen e VKM Nr. 288 si dhe plotësimin e 8 kushteve të tjera.

Më 6 Dhjetor 2018 protesta u bë akoma edhe më shumë masive, ku në të gjitha fakultetet e Tiranës u bojkotua mësimi nga ana e studentëve. Këtë ditë, përveç heqjes së vendimit ata kërkonin edhe 8 kushte të tjera të panegociueshme. E gjendur përballë presionit të studentëve, Kryeministri Edi Rama me propozim të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendos që neni katër i këtij vendimi të shfuqizohet. Por studentët vazhduan protestat e tyre, tashmë duke patur përveç përkrahjen e pedagogëve por edhe të studentëve në rrethet e tjera si Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Korça të cilët po ashtu organizuan protesta në vendet e tyre.

Prej pothuajse 2 javësh, studentët vazhdojnë protestën e tyre para MAS, Kryeminsitrisë dhe së fundmi Pralamentit. Protesta ka sjellë edhe debatin me Kryeministrin Edi Rama, i cili prej disa javësh gjatë zhvillimit të protestës ka ftuar studentët për dialog për kushtet që ata kanë. Këta të fundit, nuk kanë pranuar asnjë negociatë me Qeverinë, duke i konsideruar ato si të pa negociueshme.

Kjo protestë do të jetë ndër të parat në demokracinë e Shqipërisë e pa iniciuar nga Partitë Politike në Shqipëri.

Organizimi i studentëve në fakultete ishte kapilar, ku çdo fakultet kishte bërthamën e saj organizatore. Disa prej organiizatorëve të lëvizjes studentore ishin: Kurtish Rexhmati, Marlin Muça, Enrik Shehu, Malbor Duka, Arber Kola, Henri Fero etj etj.

Kushtet e Studentëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
  2. Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
  3. Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
  4. Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
  5. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  6. Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
  7. Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
  8. Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.