Qarku i Toplicës
Qarku i Toplicës, (serbisht: Топлички округ/Toplički okrug), është qarku në jug të Serbisë.
Qarku i Toplicës sipas parallogaris së 2002-ës ka 102.075 banorë. Si qendër e qarkut është vendosur qyteti Prokuplë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e krahinës shqiptare të Toplicës me rajonin e krijuar ka shumë pak të përbashkët pasi që kufiri që kanë nuk është i njëjtë.
Historia shqiptare e Toplicës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mungesë të dhënave pasi që pasardhësit e këtyre viseve ende nuk e kanë marrur veten edhe historia shqiptare e shkruar e Toplicës është e mangët. Këtë mangësi e zbusin sado pak shënimet L. Popoviqit kur thotë se:
Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, sepse saja ka pas pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të ënjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies.[1]
Ndërsa Hajredin Hoxha, shkruan: “ Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjes së ushtrisë serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12.777 shqiptarë”[2]
Struktura e popullsisë së Toplicës 1877
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Toplica ka pasur 18.333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuplës ka pasur 10.825 banorë, prej tyre 4.618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6.207, kanë qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6.708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5.951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[3] “Leskoci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5.000 banorë shqiptar të konfesionit mysliman.[4] Në Prokuplë me rrethinë ka pasur 2.505 shtëpi shqiptare, 2.031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke.[5] Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” [6].
Për zgjerimin e kufijëve të Serbisë në tokat e shqiptarëve në mënyrë indrekte flet edhe nëna e kishave ortodokse kur thotë se kishat e sotshme (si ajo në Pejë, Tërnovë etj. nuk ekzistojnë përshkakë të nacionalitetit por përshkakë të situatës politike dhe se anëtarët e tyre nuk i takojnë vetëm një race apo një gjuhe.[7]
Njësit përbërëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qarku i Toplicës përbëhet nga katër komuna dhe qendër e qarkut është qyteti Prokuplë. Komunat përbërëse janë:
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas shënimeve zyrtare serbe Qarku i Toplicës ka 102.075 banorë nga të cilët: 96.889 Serbë, 3.338 Romë dhe pjesa tjetër përkatësi të ndryshme kombëtare. Dendësia mesatare e qarkut është diku 102 banorë për kilometër katrorë. Banorët e Toplicës janë të shpërndarë në katër qendra urbane dhe 267 vendbanime tjera.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si monument kulturor i këtij rrethi merret porta prapa Prokuplës që ëshë simbol i qytetit. Gjendet pranë kullës dhe është e njohur si Kulla e Jug Bogdanit i cili ishte hero në Betejën e Kosovës.
Kisha e Shën Prokupit në qytetin Prokuplë është e ndërtuar në shekulli e X. Ndërsa kisha romake e shekullit XVI tregon ndikimin e kulturës katolike në këto anë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qarku i Toplicës përbëhet nga një rrjetë industriale e komunave. Ndër firmat më të njohura është "Prokupac" - prodhues i alkoolit, pastaj "Hissar" - prodhues i produkteve ushqimore, "FMO" - përpunues i hekurit dhe "Toplicanka" - përpunues i pambukut.
Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ L. Popoviqit në veprën “ Putovanje po novoj Srbiji ”
- ^ Hajredin Hoxha, në Temën e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69,
- ^ Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
- ^ Vidosava Nikoliq - Stojanoviq, Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim
- ^ Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq
- ^ “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15
- ^ Territorial Jurisdiction According to Orthodox Canon Law. Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine prill 2007, internet