Qazim Bej Vlora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Qazim Bej Vlora ishte veprimtar politik shqiptar, ka lindur në vitin 1870 në Vlorë dhe ka jetuar në Strugë nga viti 1936 deri në dimrin e vitit 1953, kur ndërroi jetë.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Qazim Bej Vlora ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Ismail Qemalit. Në vitin 1919, është helmuar bashkë me të atin, teksa hanin një darkë në Itali. Ndërsa Ismail Qemali gjeti vdekjen, Qazimi e përballoi dhe mundi të jetojë. Në vitin 1936 ai vendoset në Strugë me një dokumentacion shumë të pasur të Qeverisë së Ismail Qemalit. Në moshën 66- vjeçare martohet me Behije Sherif Masllafin, që ishte e veja e Inajet Bej Ohrit me të cilin kishte katër fëmijë. Motra e Edipit, ishte martuar me djalin tjetër të Ismail Qemalit. Sikurse shprehet vetë Qazimi në kujtimet e tij, qëllimi i kësaj martese ishte birësimi, rritja dhe edukimi i fëmijëve, pasi ishte në gjendje të mirë ekonomike. Të katër fëmijët u dërguan me studime, ndërsa nëna e tyre kishte në Strugë pasurinë e paluajtshme, shtëpi në qendër të qytetit, tokë etj.

Në vitin 1939, pas situatës së krijuar në Shqipëri, Qazim Bej, mori pjesën më të madhe të dokumentacionit origjinal të aktivitetit të Qeverisë së Ismail Qemalit, për ta siguruar atë. Pas ndërprerjeve të marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, pasojën do ta ndjente edhe Qazim Beu. Qeveria shqiptare do t’i ndërpriste pensionin që kish akorduar Zogu, duke i krijuar vështirësi për jetesën dhe rritjen e katër fëmijëve. Në vitin 1953, ai vdes në moshën 83 -vjeçare, pas një sëmundjeje kronike. Bashkëkohësit i kryen një ceremoni simbolike në ditën e varrimit duke e nderuar si patriot.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Stub biografi.png Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.