Jump to content

Qeni i egër Somalez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qeni i egër Somalez
Një ekzemplar i ballsamosur në Muzeun e Historisë Natyrore të Gjenoas, Itali
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Canidae
Gjinia: Lycaon
Lloji:
Nënlloji:
L. p. somalicus
Emri trinomial
Lycaon pictus somalicus
Thomas, 1904

Qeni i egër Somalez (Lycaon pictus somalicus) është një nënlloj i qenit të egër Afrikan që gjendet në Bririn e Afrikës. Është i ngjashëm me qenin e Afrikës Lindore, por më i vogël, me qime më të ashpra dhe të shkurtra dhe me dhëmbë më të dobët. Ngjyra e gëzofit të tij është e përafërt me atë të qenit të egër të Kepit Rajonal, me njolla të verdha dhe jo portokalli, siç nënlloji Lindor.[1]

Është ligjërisht i mbrojtur në Etiopi, ndonëse nuk ndodhet në asnjë nga zonat e mbrojtura, duke qenë prezent me një numër të vogël individësh në pjesën jugore të vendit. Nënlloji mund të ndodhet në disa zona të Somalisë Veriore, por Lufta Civile Somaleze e ka ulur ndjeshëm numrin e tyre. Është mundësisht i zhdukur në Eritre.[2]

Sipas Eno Litmen, etiopianët e Rajonit Tigray besojnë që të plagosësh një qen të egër Afrikan me një shtizë do të bënte të mundur që kafsha të ngjyente bishtin me gjak nga plaga e saj duke lagur sulmuesin, gjë që shkakton vdekje të menjëhershme. Për këtë arsye, barinjtë e këtij rajoni i largojnë qentë e egër Afrikanë jo me armë, por me gurë.[3]

  1. ^ Bryden, H. A. (1936), Wild Life in South Africa, George G. Harrap & Company Ltd., pp. 19-20
  2. ^ Fanshawe, J. H., Ginsberg, J. R., Sillero-Zubiri, C. & Woodroffe, R., eds. 1997. The Status & Distribution of Remaining Wild Dog Populations. In Rosie Woodroffe, Joshua Ginsberg & David MacDonald, eds., Status Survey and Conservation Plan: The African Wild Dog: 11-56. IUCN/SSC Canid Specialist Group.
  3. ^ Littman, Enno (1910). "Publications of the Princeton Expedition to Abyssinia", vol. 2. Leyden : Late E. J. Brill. pp. 79-80