Jump to content

Qt (softuer)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qt përdoret për zhvillimin e ndërfaqeve grafike të përdoruesit (GUI) dhe aplikacioneve multi platgorme që funksionojnë në të gjitha platformat kryesore të desktopit dhe shumicën e platformave të mobile ose të integruara.Shumica e programeve të krijuara me Qt kanë një ndërfaqe me pamje origjinale, në të cilin rast Qt klasifikohet si një paketë mjetesh miniaplikacioni .Mund të krijohen gjithashtu programe pa pamje grafike(GUI)të tilla si programe console dhe programe per server.Nje shembull ku Qt eshte perdorur per programe qe ekzekutohen ne server eshte dhe frameworku per aplikacione web Cutelyst.

Qt mbështet përpilues të ndryshëm, duke përfshirë përpiluesin GCC C++, paketën Visual Studio, PHP nëpërmjet një shtesë për PHP5, dhe ka mbështetje të gjerë ndërkombëtarizimi .Qt ofron gjithashtu Qt Quick, që përfshin një gjuhë skriptimi deklarativ të quajtur QML që lejon përdorimin e JavaScript për të ofruar logjikën per nderfaqe grafike.Me Qt Quick, zhvillimi i shpejtë i aplikacioneve për pajisjet celulare u bë i mundur, ndërsa logjika mund të shkruhet edhe me gjuhen qe plaftforma ekzekutuese perdor për të arritur performancën më të mirë të mundshme te aplikacioneve te krijuara me Qt qe perdorin Qt Quick si llogjike per nderfaqet e perdoruesit.

Karakteristika të tjera përfshijnë aksesin në databaza SQL, analizimin XML, analizimin JSON, menaxhimin e temave dhe librari te ndryshme per funksionet e networkut(rrjetit).