Qyteti i lashtë i Orikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qyteti Antik Orik
LlojiArkeologji
VendndodhjaPashaliman, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri
Koordinatat40°19′08″N 19°25′42″E / 40.318953°N 19.428369°E / 40.318953; 19.428369
NdërtuarShek. VI
Organi drejtuesDRKK Vlorë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarNR. 586, DT, 17. 03. 1948/NR. 4874, DT, 23. 09. 1971
Nr. i referencësVL081
TipologjiaQytet antik
Qyteti i lashtë i Orikut is located in Earth
Qyteti i lashtë i Orikut (Earth)

Qyteti Antik Orik është një monument i trashëgimisë kulturore në Pashaliman, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "NR. 586, DT, 17. 03. 1948/NR. 4874, DT, 23. 09. 1971".

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas të dhënave arkeologjike qyteti Orikut themelohet rreth shekullit të VI p.e.s, ndërsa në burimet historike përmendet që në shekullin e V p.e.s nga Herodoti dhe Hekateu i Miletit, si liman i Epirit [2]. Është një qytet i përmendur për rëndësinë e tij në betejat midis Maqedonisë dhe Romës në fund të shekullit III p.e.s, si dhe në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeit në vitin 48 p.e.s. në burimet antike Oriku përmendet për herë të fundit në shekullin e II e.s, ndërsa sipas të dhënave arkeologjike jeta vazhdon deri në antikitetin e vonë. Nga muri rrethues i qytetit, ruhet një trakt në lindje të tij me gjerësi 1.90 m dhe i gjatësi 44 m, 15 m nga të cilat duken ende të zhytura nën sipërfaqen e ujit të lagunës. Muri daton në antikitetin e vonë. Gjurmët e banesave të qytetit janë pothuajse të gjitha të gdhendura në shkëmbin e kodrës dhe kanë përmasa të ndryshme nga 7x9 m deri në 4x4 m. Ato janë një ose dy kthinëshe dhe datojnë rreth shekullit të III p.e.s. Nga hyrjet e qytetit që përmenden në kujtimet e Cezarit rruhet ajo e anës veriore, e cila ka dy faza ndërtimi që datojnë respektivisht në periudhën helenistike dhe në antikitetin e vonë, me përmasa 14. 50x11.20 m dhe lartësi reth 2 m. Nga fortifikimi i qytetit ruhet gjithashtu muri dhe hyrja e akropolit. Muri i akropolit ka një gjatësi 39.6 m, lartësi 0.42-0.60 m dhe gjerësi që arrin deri në 3.25 m. Muri i akropolit daton mbas shekullit I e.s. Nga monumentet e dala në gërmimet arkeologjike është ndërtesa e tipit monopter në tarracën lindore të kodrës. Kjo ndërtesë daton rreth shekullit III-II p.e.s dhe shkatërrohet në mesin e shekullit I p.e.s, ndoshta gjatë luftrave civile. Monumenti ka përmasa 6.40x6.40 m dhe u zbuluar në vitin 2012. në vitet 1958-60 u zbulua një altar me përmasa 3x3.45 m me formë kuadratike, i cili në gjendjen aktuale është i shpërbërë. Monumenti qendror i Orikut është shatërvani monumentale e tij, e cila daton në periudhën helenistike dhe braktiset rreth Shek I p.e.s. Përbërësit arkitektonik të saj janë shkallarja në formë gjysmërrethi, e cila ka një podium me kornizë me dentikula që arrin në 1.57 m lartësi. Është i përbërë nga dy ambientet anësore me formë drejtkëndore me përmasa 5x12.60 m ai jugor dhe 3.7x17.4 ai verior. në qendër të tij gjatë gërmimeve të vitit 2013 u zbulua një kanal me gjatësi 7 m, thellësi 2 m dhe gjerësi 80 cm, në dyshemenë prej shkëmbi të tij, të çojnë pesë shkallë të punuara në blloqe guri. në kurrizin e kodrës mbi shatërvan gjendet një shkallare e ruajtur në gjendje të mirë, e punuar gjithashtu në shkëmb, me këmbë të gjera 0.40 m dhe lartësi 0.10-0.12 m. në jug-perëndim të qytetit antik gjendet nekropoli, i cili shtrihet në një sipërfaqe 3999 m².[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
  2. ^ a b "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]