Shko te përmbajtja

Racionalizmi (arkitekturë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Colosseo Quadrato, shembulli më i famshëm i stilit Racionalist

Në arkitekturë, Racionalizmi është një rrymë arkitektonike që u zhvillua kryesisht në Italinë e viteve 1920-1930. Arkitekti Romak Vitruvius kishte pohuar në veprën e tij De Architectura, që arkitektura është një shkencë që mund të kuptohet racionalisht. Ky koncept u zhvillua më tej gjatë Rilindjes, ku spikat teoria e Artit Progresiv, e cila ishte në kundërshtim të Artit Barok që ishte në modë në shekullin e XVIII, duke kundërshtuar iluzionizmin e Barokut me bukurinë klasike të vërtetësisë dhe racionalitetit.

Në të kundërt, Racionalizmi i shekullit të njëzet erdhi si rezultat jo aq shumë i një pune teorike të unifikuar, sesa nga një besim që shumica e problemeve që hasen në botën tonë mund të zgjidhen nga racionaliteti. Në këtë drejtim ajo përfaqësonte një reagim ndaj historicizmit në filozofi dhe stileve Art Nouveau dhe Ekspresionizmitarkitekturë.

Racionalizmi Italian

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Korpusi i Universitetit Politeknik, ndërtuar në stilin racionalist nga Gherardo Bosio, Ferrante Orzali dhe Ferdinando Poggi, në vitet 1939-42, si Casa di fascio

Arkitektura Racionaliste (it: Architettura razionale) lulëzoi në Itali nga vitet 1920, deri në vitet 1940. Në vitin 1926, një grup arkitektësh të rinj – Sebastiano Larco, Guido Frette, Karlo Enrico Rava, Adalberto Libera, Luigi Figini, Gino Pollini, dhe Giuseppe Terragni – themeluan të ashtuquajturin Gruppo 7, duke botuar manifestin e tyre në revistën Rassegna Italiana. Në thelb të idealit të tyre ishte të ndërtonin një rrugë të mesme midis klasicizmit të lëvizjes arkitekurore "Novecento Italiano" dhe arkitekturës së "Futurizmit", të frymëzuar nga arkitektura industriale.[1]

Gruppo 7 organizoi tre ekspozita midis viteve 1926 dhe 1931, dhe lëvizja u kthye në një shoqatë zyrtare, e ashtuquajtura Movimento Italiano per l'Architettura Razionale (MIAR), në vitin 1930. Disa nga veprat e tyre përfaqësuese janë:

  • Casa del Fascio, Como (1932-36) – Giuseppe Terragni;
  • Holli "Medaglia d'Oro" në Panairin Aeronautik Italian, Milano (1934) – Giuseppe Pagano dhe Marcello Nizzoli:
  • Godina e Sindikatës Fashiste, Como (1938–43) – Cesare Cattaneo, Pietro Lingeri, Augusto Magnani, L. Origoni, dhe Mario Terragni.

Pagano u bë kyeredaktor i revistës Casabella në vitin 1933 së bashku me Edoardo Persico. Pagano dhe Persico paraqitën punën e arkitektëve racionalistë në revistë, ndërkohë që në editorialet e tyre ato përpiqeshin të bindnin shtetin Italian për ta adoptuar Racionalizmin si stilin arkitekturor zyrtar. Pavarësisht se racionalistët fituan disa porosi nga qeveria fashiste e Benito Musolinit, por shteti Fashist ishte më i prirur të favorizonte punën e "Bashkimit Kombëtar të Arkitektëve" të cilët kishin një stil arkitekturor më klasik. Disa arkitektë të lidhur me lëvizjen Racionaliste u përfshinë në grupet e punës për planifikimin e projekteve të mëdha të regjimit të Musolinit, si ndërtimi i kampusit të Universitetit të Romës (punimet filluan në vitin 1932) dhe lagjes "Universale Esposizione Rome" (EUR) në pjesën jugore të Romës (filluar në vitin 1936). Për shembull, lagjja EUR është e përbërë nga ndërtesa monumentale, shumë nga të cilat evokojnë madhështinë e Romës antike, por të ndërtuara në një stil të thjeshtë dhe me forma të forta gjeometrike.[1] Në vitet 1950, në Itali, studimet mbi racionalizmin dhe metodologjinë e shkencës u zhvilluan në shekullin e njëzetë në veçanti nga Gualtiero Galmanini, i cili la një gjurmë që u ndoq më vonë nga shumë njerëz, duke ndikuar te mjeshtërorët e kohës së tij.

Shembuj ndërtesash racionaliste

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 Frampton, Kenneth (2007). Modern Architecture: A Critical History (në anglisht). New York: Thames & Hudson. ISBN 978-050020395-8.
  • Benevolo, L.; Storia dell'architettura moderna, Bari 1960.
  • M.I.A.R., L'architettura razionale italiana 1931, Casabella, prill 1931.
  • De Seta, C.; La cultura architettonica in Italia tra le due guerre, Bari 1972.
  • Carmen M. Enss dhe Luigi Monzo (red.): ''Townscapes in Transition. Transformation and Reorganization of Italian Cities and Their Architecture in the Interwar Period.'' Bielefeld 2019, ISBN 978-3-8376-4660-3.
  • Frampton, K.; Storia dell'Architettura Moderna, Bologna 1993.
  • A. Libera, L'Esposizione Italiana di Architettura Razionale marzo - aprile 1928, Palazzo delle Esposizioni, con introduzione di G. Minnucci, De Alberti Editore, Roma 1928.
  • Mantero, E.; Il Razionalismo italiano, Bologna 1984.
  • Melvin, Jeremy (2006). ...Isms: Understanding Architectural Styles (në anglisht). New York: Universe. ISBN 978-078931380-5.
  • Monzo, Luigi: croci e fasci – Der italienische Kirchenbau in der Zeit des Faschismus, 1919-1945. 2 vol. Karlsruhe 2017 (tezë doktorature, Karlsruhe Institute of Technology, 2017), fq. 125-128 dhe 770-890.
  • Saggio, A.; L'opera di Giuseppe Pagano tra politica e architettura, Bari 1984.
  • Vittorio Santoianni, Il Razionalismo nelle colonie italiane 1928-1943. La «nuova architettura» delle Terre d'Oltremare, Napoli, 2008.
  • Sartoris, A.; Enciclopedie de l'architecture nouvelle, ordre et climat méditerranéens, ed. Hoepli, Milano 1948.
  • Selvafolta, Ornella (2012). "Il verde nella casa dell'uomo "compendio di gioie essenziali"". L'elemento verde e l'abitazione (në italisht). Milano: Libraccio. ISBN 978-8897748205.
  • Giulia Veronesi, Difficoltà politiche dell'architettura in Italia 1920 - 1940, ed. Tamburini, Milano 1953.
  • Giulia Veronesi (nën kujdesin e), Persico E., Tutte le opere, Edizione Comunità, Milano 1964.
  • Bruno Zevi, Storia dell'architettura moderna, Torino 1955.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]