Jump to content

Rafael Dembo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Page Stampa:Infobox/Pictogramme/artist.css has no content.
Rafael Dembo


Ditëlindja 14 shkurt, 1926
Vendlindja Korçë, Shqipëri
Ditëvdekja 14 qershor, 1996
Kombësia Shqiptar

modifikoni Konsultoni dokumentacionin e stampës

Rafael Dembo (14 shkurt, 1926 – 14 qershor, 1996) ishte një piktor shqiptar. Dembo i përket grupit të piktorëve shqiptarë që u formuan artistikisht në Akademitë e vendeve lindore të ish kampit socialist. Ishte pjesë e piktorëve të realizmit socialist shqiptar duke realizuar tablo kompozicionale, portrete dhe peizazhe.[1]

Dembo kreu studimet e mesme për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja“ në Tiranë dhe studimet e larta për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Shën Petërburg (1950–1957) ish-BRSS.

Lindur më 14 shkurt 1926 në Korçë, Dembo ka kaluar një fëmijëri të vështirë, duke punuar që fëmijë në qytetin e lindjes. Fillimisht ishte i punësuar pranë një avokati (1936 -1939) e më tej realizonte reklamat me portretet e aktorëve më të njohur të filmave të kohës për dy kinematë e qytetit ("Luksi" dhe "Majestiku"). Punoi pranë piktorit Andrea Kushi i cili i mësoi vizatimin dhe pikturën me ngjyra vaji.[1]

Ekspozita kolektive të autorit.

  • 1959 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative “15 vjet çlirim”
  • 1960 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar portretit.
  • 1961 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 20 vjetorit të themelimit të PPSH.
  • 1962 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 50 vjetorit të Pavarësisë.
  • 1964 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 20 vjetorit të çlirimit.
  • 1965 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative nga jeta e Klasës punëtore.
  • 1966 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 25 vjetorit të themelimit të PPSH.
  • 1969 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar “25 vjet Shqipëri Socialiste”
  • 1973 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore.
  • 1974 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të çlirimit
  • 1975 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative e Fotografisë Artistike, kushtuar 30 vjetorit të krijimit të armës së kufirit dhe të Policisë Popullore.
  • 1977 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative e bujqësisë
  • 1978 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative 35 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore.
  • 1978 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 100 vjetorit të krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
  • 1979 - Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të çlirimit
  • 2012 - Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore “Onufri”

Rafael Dembo është dekoruar me Titullin "Naim Frashëri", Klasi i III. Ndërsa në vitin 1992, merr titullin "Piktor i Merituar".

  1. ^ a b Drishti, Ylli. "Rafael Dembo". galeriakombetare.gov.al. Galeria Kombëtare e Arteve. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2017. Marrë më 19 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)