Rafael Márquez
![]() | |||
Personal information | |||
---|---|---|---|
Full name | Rafael Márquez Alvarez | ||
Date of birth | 13 shkurt 1979 (46 vjeç) | ||
Place of birth | Zamora, Michoacán, Meksika | ||
Height | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Position(s) | Mbrojtës, Mesushor-Mbrojtës | ||
Team information | |||
Current team | León | ||
Number | 3 | ||
Youth career | |||
Atlas | |||
Senior career* | |||
Years | Team | Apps | (Gls) |
1996–1999 | Atlas | 77 | (6) |
1999–2003 | Monaco | 87 | (5) |
2003–2010 | Barcelona | 163 | (9) |
2010–2012 | New York Red Bulls | 44 | (1) |
2012–2014 | León | 40 | (1) |
International career | |||
1999 | Meksika U20 | 4 | (2) |
1997–2018 | Meksika | 146 | (19) |
*Club domestic league appearances and goals, correct as of 29 korrik 2013 |
Rafael Márquez (i lindur më 13 shkurt 1979) është një futbollist meksikan i cili luan aktualisht për skuadrën Club León në Liga MX. Ai mund të luaj si qëndër–mbrojtës ose si mesfushor–mbrojtës.
Ai ka shpenzuar më shumë se 1 dekadë duke luajtur në Francë dhe Spanjë. Ai ka fituar shumë tituj me Monacon dhe Barcelonën. Pasi fitoi Champions Leaguen me Barcelonën në vitin 2006, ai u bë meksikani i parë në histori që fiton këtë trofe.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Atlas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Márquez filloi karrierën e tij tek klubi meksikan Altas, ku debutoi në vitin 1996 kur ishte vetëm 17 vjeç. Márquez u rrit për nga rëndësia si lojtar me Altasin, ai luajti 77 ndeshje dhe shënoi 6 Gola. Në vitin 1999, skuadra e tij arriti në finale të turnamentit Verano 1999, ata u mundën me penallti nga skuadra e Deportivo Toluca.
Monaco
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1999, Márquez u transferua tek Monaco për 7 Milion €. Monaco kishte dërguar vëzhgues për të parë atë dhe Pablo Contrerasin gjatë turnamentit të Copa América. Pasi e panë Márquezin duke luajtur, ata i blenë të dy lojtarët. Në sezonin e parë, Monaco u bë kampione e Ligue 1. Në vitin 2003, Márquez u ble nga gjigjandët e Barcelonës.
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në sezonin e parë me Barcelonën, Márquez luajti 21 ndeshje, me skuadrën që e mbylli sezonin në vendin e dytë. Gjatë sezonit të dytë, ai lëvizi nga qëndra e mbrojtjes në pozicionin e tij natyral (mesfushor–mbrojtës) për shkak të dëmtimeve të Thiago Motta, Edmílson dhe Gerard López. Atë vit, Barcelona fitoi titullin e 17 në histori, ajo e fitoi më 14 maj 2005 pas barazimit 1–1 kundër Levantes. Pas një dëmtimi në gjurin e tij të majtë, ai u kthye pas një muaji për të luajtur kundër Milanit në ndeshjen e parë të gjysmës–finales së Champions Leagues në San Siro, Barcelona fitoi me rezultatin 0–1.
- Lindje 1979
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë meksikanë
- Futbollistë në kombëtaren meksikane
- Futbollistë në Club Atlas
- Futbollistë në AS Monaco FC
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në New York Red Bulls
- Futbollistë në Club León
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në 2002 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve