Jump to content

Raiffeisen Bank Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Raiffeisen Bank Sh.A.
Njohur më parë siBanka e Kursimeve (1997-2004)
LlojiSHA
IndustriaFinanciare
Themeluar në1997
Zyrat qendroreTiranë, Shqipëri
Zona e shërbimit
Shqipëri
Njerëzit kyç
Christian Canacaris (kryeshef, kryetar i bordit të menaxhmentit)[1]
ShërbimetShërbime financiare
150 miliardë Lekë
OwnerMinistria e Financave (1997-2004)
Raiffeisen Zentralbank (2004-2017)
Raiffeisen Bank International (2017-aktualisht)
Numri i punëtorëve
1262 (2022)[2]
PrindiRaiffeisen SEE Region Holding GmbH (2017-)[2]
Faqja e internetithttp://www.raiffeisen.al/

Raiffeisen Bank Shqipëri është filialja shqiptare e institutit financiar austriak Raiffeisen Bank International. E themeluar në 1997 si Banka e Kursimeve, ajo është ndër bankat më të mëdha në vend me 94 degë në Shqipëri.[1][2] Totali i aseteve të saj është afro 2 miliardë Euro.[3] Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 6 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Portofoli i kredisë është rritur nga zero që ishte në 2004 në që ishte në 2004 në 770 milion euro ne fund te 2010. Transformimi tani ka përfunduar dhe Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-te.[4]

Raiffeisen Bank Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe disponon rrjetin më të gjërë të degëve prej 103 degësh ne te gjithe vendin, gati tre herë më shumë se konkurenti i saj më i afert.185 Bankomate , 1169 terminale shitjesh (POS) dhe më shumë se 197 000 Karta Debiti Visa Electron te hedhura ne treg. Ndërkohë , më shume se 140 000 persona marrin pagën e tyre nëpërmjet Raiffeisen Bank.

Raiffeisen Bank në Shqipëri ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe sherbimesh në 4 pikat kyce të biznesit që operojmë -klientët individë, tregjet e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (SME) dhe korporatave.Raiffesien Shqipëri fokusuar ne klientët individë, tregjet e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (SME) dhe korporataveka investuar mjaft në përmirësimin dhe kompjuterizimin e degëve. Me dhënien e kredisë klientëve korporate dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimin intensiv të stafit dhe ofrimin e produkteve të reja bankare, Raiffeisen Bank e ka përforcuar pozicionin e saj udhëheqës në treg. Kjo përfshin të gjitha format e huasë, financimit me leasing, shërbimet bankare për të punesuarit, kredi dhe overdrafte, dhe shërbime bankare on-line në kohë reale nëpërmjet Multi Cash, një shërbim i yni bazuar në Internet si dhe Internet Banking.

Informacion Ligjor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raiffeisen Bank Sh.a eshte subjekt i mbikqyrjes nga Banka e Shqipërise si autoriteti rregullator i mbikqyrjes bankare ne Shqipëri, ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 8269, date 23.12.1997 “Per Banken e Shqipërise” dhe ligjit nr. 8365, date 02.07.1998 “Per Bankat ne Republiken e Shqipërise”. Banka eshte licencuar nga Banka e Shqipërise me Licencen Nr.2/1998, date 11.01.1999 dhe i eshte leshuar Certifikate Nr. 2, date 24.12.2002, per sigurimin e depozitave nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave, ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 8873, date 29.03.2002 “Per Sigurimin e Depozitave”.

  1. ^ a b "Raiffeisen Bank". Foreign Investors Association of Albania. Marrë më 27 nëntor 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "RAIFFEISEN BANK SH.A (Ish Banka e Kursimeve)". opencorporates.al. Marrë më 2022-10-28.
  3. ^ "Raiffeisen Bank - Lehtësojmë jetën tuaj!". www.raiffeisen.al. Marrë më 2022-10-28.
  4. ^ "Raiffeisen in Albania". www.rbinternational.com (në anglisht). Marrë më 2022-10-28.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.raiffeisen.al/ Arkivuar 26 maj 2022 tek Wayback Machine