Jump to content

Rame Lahaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ramë Lahaj (solist opere))
Rame Lahaj
Portret i Rame Lahajt
Lindi3 nëntor 1983 (41 vjeç)
Istog, Kosovë
ProfesioniTenor operistik
Vite aktiviteti2010-sot

Rame Lahaj (lindur më 3 nëntor 1983) është një tenor operistik shqiptar nga Kosova. Ndër rolet e tij më të spikatura janë Alfredo (La Traviata), Duca di Mantova (Rigoletto) dhe Rodolfo (La Bohème).

Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë kosovarë të operës, i cili ka interpretuar në teatrot më të mirënjohur të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, i cili më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”.

Gjatë dekadës së parë në profesionin e tij, Lahaj shfaqet në skenat më prestigjioze të teatrove të operës. Duke përfshirë në këtë rast Opera House Covent Garden, Paris National Opera, Moscow Bolshoi Theater, Gran Teatre del Liceu, Arena di Verona, Opera Australia Sydney, Los Angeles Opera, Teatro Real-Madrid, Deutsche Oper Berlin, StaatsoperBerlin, Haus Für Mozart-Salzburg, Semperoper Dresden, Royal Albert Hall, Opera Tel Aviv, Teatro Massimo di Palermo dhe shumë të tjerë.

Jeta dhe formimi muzikor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rame Lahaj u lind në Istog të Kosovës. Ai u rrit në një familje joartistike prej tetë fëmijësh. Lahaj ishte vetëm 15 vjeç kur nisi Lufta në Kosovë. Ai ia dedikon të gjithë suksesin nënës së tij Hale Lahaj.[1] Deri vonë, muzika nuk ishte pjesë e jetës së Lahajt. Ai u diplomua në Universitetin e Arteve të Tiranës në vitin 2008. Pas diplomimit, Lahaj punoi si drejtor artistik në kanalin RTV21 në Kosovë nga viti 2009 deri në vitin 2010, duke mos qenë ndërkohë aktiv në muzikë. Në moshën 21 vjeçare, ai filloi formimin e tij muzikor profesional në Kosovë dhe më vonë në Tiranë, Shqipëri.

Lahaj ka debutuar për herë të parë me rolin e Alfredo-s (La Traviata) në festivalin Eutin Festspiele në vitin 2010. Aktualisht ai punon me mjeshtrin vokal Jean Bernard Thomas, me të cilin është fokusuar në teknikën Garcían-e të trajnimit vokal.

Lahaj pati debutimin e tij profesional në festivalin Eutin Festspiele në rolin e Alfredo Germont nga opera La Traviata.[2] Roli i tij i ardhshëm do të ishte Macduff nga opera Macbeth, e cila u zhvillua në Hungarian State Opera në Budapest.

Lahaj filloi ta zgjeronte repertorin e tij gjithashtu në skenën gjermane, me performanca të shumta premierë. Tenori u shfaq në Dortmund me një tjetër rol me peshë në repertorin e tij, Rodolfo nga La Bohème. Në vitin 2012 ai u ftua të performonte në National Opera në Lion të Francës si pjesë e produksionit të operës I Puritani. Në të njëjtin vit, ai interpretoi në rolin e Rodolfo-s nga La Bohème në National Opera de Montpellier. Karriera e tij në Itali filloi pas debutimit të tij me rolin Duca di Mantova (Rigoletto) në Teatro Massimo të Palermos. Sezoni 2013/14 e çoi atë në teatro si Semperoper Dresden dhe Deutsche Oper Berlin me rolin Duca di Mantova (Rigoletto), dhe në Hamburg State Opera me rolin Alfredo (La Traviata). Performanca e Lahajt në rolin e Rodolfo-s (La Bohème) në The Royal Albert Hall[3] gjatë sezonit 2014/15.[4] Tenori u shfaq në kanale të medias dhe radio si BBC Channels.

Lahaj interpretoi rolin e Duca di Mantova (Rigoletto) në teatrin La Monnaie Opera në Bruksel dhe Haus für MozartSalzburg.[5] Ai u konsiderua si një figurë ideale e Dukës, jo vetëm nga ana vokale por edhe nga ajo interpretative.[6] Warsaw National Opera ishte gjithashtu pjesë e programit të tij, me dy rolet e tij të preferuara të momentit, Duca di Mantova dhe Alfredo.[7] Një nga debutimet pasuese të artistit ishte roli Pinkerton (Madama Butterfly), interpretuar në Puccini Festival në Torre Del Lago, Itali.[8] Një sezon më vonë, ai u ftua të interpretonte të njëjtin rol në teatrin Opera Las Palmas në Spanjë.[9]

Gjatë vitit 2015 Lahaj zgjeroi performancat e tij ndërkombëtare duke përfshirë skenën e Sydney Opera House në Australi,[10] ku interpretoi personazhin e Alfredo-s (La Traviata). Thuhet se në debutimin e tij në Australi, Lahaj “Figurë e gjallë. Zëri i tij jo vetëm ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të depërtuar deri në fundin e sallës, por ishte gjithashtu i butë dhe mjaftueshëm elastik për të transmetuar nuancat e gjendjes së tij shpirtërore, thellësisht të trazuara”.[11]

Në vitin 2016 ai u emërua këngëtar lirik në konkursin më të madh operistik “Operalia” të Placido Domingo-s, i cili u mbajt në Meksikë. Ky sezon shënoi gjithashtu debutimin e tij në Paris National Opera me rolin Edgardo (Lucia di Lammermoor),[12] ku performoi gjithashtu rolin e Alfredo-s (La Traviata)  përkrah Placido Domingo dhe Marina Rebeka. Gjatë sezonit 2017/18, ai interpretoi rolin e Alfredo-s (La Traviata) në teatrin Bolshoi në Moskë, ku po ashtu interpretoi dhe rolin e Rodolfo-s (La Bohème). Lahaj vijoi me Alfredo-n në Berlin State Opera dhe Opéra national de Paris. Më tej vazhdoi me Duca di Mantova (Rigoletto) në Finnish National Opera, Helsinki[13] me Kasper Holten. Ai ishte pjesë e koncertit Verdi Opera Night në Arena di Verona[14] dhe po ashtu në turnetë e koncerteve ndërkombëtare, ndër të tjerë me Angela Gheorghiu-n në Korenë e Jugut.

Angazhimet e Lahajt në sezonin 2018/19 përfshijnë performancën e tij të parë si Pinkerton (Madama Butterfly) në teatrin Gran Teatre de Liceu de Barcelona.[15] Alfredo (La Traviata) në Los Angeles Opera me regji të Marta Domingo, dirigjuar nga James Conlon. Si Alfredo, Lahaj “u dallua si një mëtues bindës dhe i zjarrtë, i cili vërtitet rreth emocionesh të turbullta”.[16] Në këtë sezon Lahaj rikthehet në teatrin Bolshoi me rolin Alfredo (La Traviata) dhe një produksion të ri të La Bohème (Rodolfo).[17] Ai vazhdoi me këtë rol në Staatsoper Unter den Linden në Berlin.[18] Lahaj vulos këtë sezon duke performuar Te Deum nga Bruckner në Borusan Istanbul Philharmonics[19] dhe në kremtimin e 100 – vjetorit të Latvian National Opera.[20] Gjatë këtij sezoni ai interpretoi gjithashtu melodramën nga Gaetano Donizetti, L’Elisir d’amore në Teatro Real Madrid.[21]

Me pandeminë, ai nisi sezonin 2020/21 në Opera Australia Sydney me rolin e Alfredo-s, ku “arriti të mishëronte në mënyrë mjeshtërore naivitetin e një të riu i cili do të binte shkujdesur në dashuri me një grua të shoqërisë”.[22] Ky produksion është transmetuar tashmë në shumë kinema të botës.[23] Në vitin 2021, pas 10 vitesh në skenë, Lahaj debutoi me një rol të ri, atë të Mario Cavaradossi nga opera Toska të Giacomo Puccini-t, në Teatro Petruzzelli[24] ku ndau skenën, ndër të tjerë, me Ailyn Pérez ,Franco Vassallo dhe Giampaolo Bisanti-n si dirigjent. Ai u bashkua sërisht në skenë me Placido Domingo-n në Elbphilharmonie, Hamburg.[25]

  • Alfredo, La traviata (Verdi)
  • Duke of Mantua, Rigoletto (Verdi)
  • Macduff, Macbeth (Verdi)
  • Rodolfo, La Bohème (Puccini)
  • Mario Cavaradossi, Tosca (Puccini)
  • Pinkerton, Madama Butterfly (Puccini)
  • Rinuccio, Gianni Schicchi (Puccini)
  • Edgardo, Lucia di Lammermoor (Donizetti)
  • Nemorino, L'elisir d'amore (Donizetti)
  • Faust, Faust (Charles Gounod)
  • Ferrando, Così fan tutte (Wolfgang Amadeus Mozart)
  • Werther, Werther (Jules Massenet)

Angazhime të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Rame Lahaj International Opera Festival” u themelua në vitin 2021 duke synuar lidhjen e skenës kosovare me atë ndërkombëtare. Koncerti “Rame Lahaj & Friends” u krijua me idenë për t’u zhvilluar në një Festival dhe Fondacion të përqëndruar veçanërisht tek artistët e rinj, artin e tyre dhe kulturën kosovare në përgjithësi. Gjithsesi objektivi kryesor ishte promovimi i shtetit kosovar dhe artistëve të tij në një publik më të gjerë ndërkombëtar. “Rame Lahaj International Opera Festival” u kthye në ngjarjen e parë rajonale dhe kombëtare e cila kishte si bazë vetëm natyrën operistike. Ky festival mbahet në një vend i cili nuk ka asnjë teatër opere apo traditë të gjerë të operistike. Me ndihmën e fondacionit “Rame Lahaj Foundation”, Lahaj synon të mbështesë talentet e reja dhe studentët më të mirë të RLIOF duke i’u ofruar atyre masterclass-e ose bursa studimi jashtë vendit.

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rame Lahaj ka marrë vlerësime të shumta ku një ndër më të rëndësishmet është “Operalia”. Më tej, atij i’u dha Medalja e Përvjetorit të 10-të të Pavarësisë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me pikësynim “Afrimin e Kosovës me skenën ndërkombëtare nëpërmjet artit të operas”. Veçanërisht, ai u nderua nga Kryeministri i Kosovës dhe gjithashtu u shpall Ambasador Botëror i Kosovës.

  1. ^ "Interview with Rame Lahaj". OperaLife (në anglisht). 5 mars 2022. Marrë më 8 tetor 2022.
  2. ^ "Rame Lahaj, Tenor". Operabase (në anglisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  3. ^ "Raymond Gubbay and the Royal Albert Hall present La Bohème". Royal Albert Hall (në anglisht). 18 shtator 2013. Marrë më 8 tetor 2022.
  4. ^ "Kosovo tenor succeeds in London". Top Channel (në anglisht). 15 mars 2014. Marrë më 8 tetor 2022.
  5. ^ "Rame Lahaj". Salzburger Landestheater (në gjermanisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  6. ^ "Vom Tod und dem Mädchen - der neue Rigoletto des Salzburger Landestheaters". Bachtrack.com (në gjermanisht). 30 tetor 2014. Marrë më 8 tetor 2022.
  7. ^ "Teatr Wielki - Polish National Opera". Teatr Wielki (në anglisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  8. ^ "60e Festival Puccini à Torre del Lago". Podcast Journal (në frëngjisht). 21 gusht 2014. Marrë më 8 tetor 2022.
  9. ^ "MADAMA BUTTERFLY - Puccini". Teatro Pérez Galdós (në spanjisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  10. ^ "La Traviata". The Guardian (në anglisht). 30 qershor 2015. Marrë më 8 tetor 2022.
  11. ^ "Plush costumes and lavish sets make up for musical shortfalls in Opera Australia's La traviata". Bachtrack.com (në anglisht). 10 korrik 2015. Marrë më 8 tetor 2022.
  12. ^ "Rame Lahaj, Ténor". Opéra National de Paris (në frëngjisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  13. ^ "Rigoletto - GIUSEPPE VERDI". Ooppera Baletti (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 8 tetor 2022.
  14. ^ "Tag: Rame Lahaj". IERI,OGGI,DOMANI,OPERA! (në italisht). 27 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 8 tetor 2022.
  15. ^ "L'òpera més popular de Puccini, 'Madama Butterfly', al Liceu". Liceu Barcelona (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 8 tetor 2022.
  16. ^ "An Art Deco Traviata with all the Trimmings". Seen and Heard International (në anglisht). 3 qershor 2019. Marrë më 8 tetor 2022.
  17. ^ "Rame Lahaj - Tenor". Bolshoi Opera (në anglisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  18. ^ "Rame Lahaj". Staatsoper Unter den Linden (në gjermanisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  19. ^ "BIPO AGAIN STAR-STUDDED IN THE NEW SEASON". Borusan Sanat (në anglisht). 8 mars 2018. Marrë më 8 tetor 2022.
  20. ^ "100 Years of the Latvian National Opera". Latvian National Opera and Ballet (në anglisht). 18 nëntor 2018. Marrë më 8 tetor 2022.
  21. ^ "Rame Lahaj: entradas, biograffia, fotos y noticias". Teatro Madrid (në spanjisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  22. ^ "Opera Australia 2021 Review: La Traviata". OperaWire (në anglisht). 11 prill 2021. Marrë më 8 tetor 2022.
  23. ^ "La Traviata on Sydney Harbour 2021". Opera Australia (në anglisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  24. ^ "Tosca – Giacomo Puccini". Fondazione Petruzzelli (në italisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  25. ^ "PLÁCIDO DOMINGO". ELBPHILHARMONIE HAMBURG (në gjermanisht). 3 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 8 tetor 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]