Revolucioni i Dytë Industrial
Revolucioni i 2-të industrial i njohur gjithashtu si Revolucioni teknologjik[1], ishte një fazë e Revolucionit industrial të madh që korrespondon në gjysmës e dytë të shekullit të 19-të, diku midis viteve 1840 dhe 1860 e deri në Luftën e Parë Botërore.
Ajo konsiderohet të ketë filluar rreth kohës së paraqitjes së çelikut Bessemer në vitet 1850 dhe arriti kulmin në fillimin e elektrifikimit të fabrikave, prodhimit në masë dhe linjën e prodhimit.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Revolucioni i dytë industrial u karakterizuar me ndërtimin e hekurudhave, prodhimin në shkallë të gjerë të hekurit dhe çelikut, përdorimi i gjerë i makinerive në prodhim, u rrit në masë të madhe përdorimi i energjisë me avull, përdorimin e naftës, fillimi i elektricitetit dhe komunikimet elektrike. U pa një zhvillimin i shpejtë industrial, kryesisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe në Britani, Francë, Vendet e ulëta[shënim] dhe Japoni. Ky revolucion është vazhdimësi e Revolucionit të parë industrial që filloi në Britani në fund të shekullit të 18-të që më pas u përhap në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut.
Industria dhe teknologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një bashkëpunim ndërmjet hekurit dhe çelikut, hekurudhave dhe qymyrit u zhvillua në fillim të Revolucionit të dytë industrial. Hekurudhat mundësuan transportin e lirë të materialeve dhe produkteve, të cilat nga ana tjetër bën që materialet për ndërtimin e hekurudhave të kushtonin më lirë, dhe u ndërtuan më shumë rrugë. Hekurudhat gjithashtu përfituan nga qymyri i lirë për lokomotivat e tyre me avull. Ky bashkëpunim çoi në shtrimin e 75.000 milje(120701 km) rrugë në SHBA në vitin 1880, sasia më e madhe kudo në historinë botërore.[2]
- Hekuri
- Çeliku
- Hekurudha
- Elektrifikimi
- Makineria
- Përpunimi i letrës
- Karburantet
- Materialet kimike
- Teknologjia detare
- Goma
- Biçikleta
- Automobili
- Shkenca e aplikuar
- Motorët dhe turbinat
- Telekomunikimi
- Menaxhimi modern i biznesit
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vendet e ulëta - është rajon bregdetar në Evropën Perëndimore, që përfshinë Holandën dhe Belgjikën.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Muntone, Stephanie. "Revolucioni i dytë industrial". Education.com. The McGraw-Hill Companies. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2013. Marrë më 14 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chandler 1993, pp. 171