Jump to content

Rexhep Boja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Rexhep Boja ka lindur më 20.06.1946 në fshatin Kërrnicë (Klinë) të Republikës së Kosovës në familje myslimane mesatare, dhe është ambasador i Kosovës në Arabi Saudite.

Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa të mesmen, studimet universitare e pasuniversitare në Universitetin Islamik të Medinës, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Dhe pas përfundimit të doktoratës, është kthyer në Kosovë, ku filloi punën si imam në qytetin e Pejës. Më pas, filloi punën si profesor në “Alaudin”, medresenë e vetme të mesme në Republikën e Kosovës.

Në vitin 1990 është zgjedhur Kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate (mbi 13 vjet). Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003. Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite. Gjatë kohës sa ishte në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare. Vazhdon të jetë pjesëmarrës në konferencat, tubimet e simpoziumet botërore dhe përfaqëson shumë institucione si:

  • Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Kosovës;
  • Koordinator zyrtar për aktivitetet bamirëse dhe njerëzore në shtetet arabe;
  • Anëtar në Këshillin e Lartë Botëror për xhamitë në Ligën e Botës Islame;
  • Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Republikën e Kosovës;
  • Ish-kryetar i Bashkësisë Islame dhe ish-myfti i Republikës së Kosovës;
  • Ish-anëtar në Këshillin Transitor kosovar të formuar nga OKB-ja;
  • Ish-anëtar i Kryesisë Fetare në Sarajevë në Federatën jugosllave;
  • Ish-anëtar në Këshillin Shura për Euroazi, që udhëhiqet nga Turqia;
  • I ngarkuar me punë i Republikës së Kosovës në Riad;
  • Më 8 maj 2012 është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Riad.
  • Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje në Kosovë;
  • Shkollën e mesme, fakultetin, magjistraturën dhe doktoratën ka përfunduar në Universitetin Islamik në Medine;
  • Libri “Shqiptarët (Arnautët) në Islam” në gjuhën arabe;
  • Libri “Myslimanët në ish-Jugosllavi” në gjuhën arabe;
  • Libri “Për të nesërmen më të mirë” në gjuhën shqipe;
  • Libri “Shteti i Emirateve, donacione dhe zhvillim në Republikën e Kosovës”, në gjuhën arabe.

Gjithashtu, ka shumë studime në fusha të ndryshme, me të cilat është paraqitur në konferenca e simpoziume, dhe gjithashtu artikuj të shumtë që janë botuar në gazeta e revista vendore e ndërkombëtare në gjuhën shqipe, arabe e angleze.[1]

  1. ^ "Ambasa e Kosovës në Arabi Saudite". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2018. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: |first1= i mungon |last1= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)