Bashkësia Islame e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Shenja dalluese e Bashkësis Islame të Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës është institucion i pavarur i myslimanëve të Kosovës. Kjo bashkësi ka për qëllim organizimin e jetës së myslimanëve në Kosovë në bazë të ligjeve islame, ku nën përgjegjësi të vetë ka xhamitë e Kosovës dhe imamët e këtyre xhamive si dhe medresetë dhe fakultetin e shkencave Islame në Kosovë.

Institucionet fetare-arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka filluar punën në vitin 1951, në kuadër të së cilës veprojnë edhe disa paralele të ndara fizike: ato të djemve në Prizren dhe në Gjilan, dhe të vajzave në Prishtinë e Prizren. Medreseja me të gjitha paralelet e ndara numëron afro 700 nxënës. Që prej themelimit të saj, në Medrese kanë diplomuar mbi 2.000 nxënës. Medreseja për dekada të tëra ka shërbyer si institucioni i vetëm arsimor ku janë shkolluar kuadro nga të gjitha viset shqiptare dhe nga Sanxhaku. Mësimi që nga themelimi është zhvilluar vetëm në gjuhën shqipe.

Medreseja si shkollë e mesme, njihet si ekuivalente nga të gjitha universitete islame kudo nëpër botë, si dhe nga Universitetet e tjera jo islame, në vend dhe në botë. Nga nxënësit e diplomuar nga kjo shkollë, sot ka doktorë shkencash, magjistra, punonjës të ndryshëm shkencorë, teologë, mjekë, inxhinierë etj, të shpërndarë në të katër anët e botës.

Medreseja amë në Prishtinë, është shkollë moderne, e pajisur me salla kompjuteri, kabinete të gjuhëve të huaja, sallë sportive, bibliotekë, në të cilën ruhen manuskripte dhe dorëshkrime të vjetra disa shekullore nga e kaluara jone islame dhe kombëtare. Medreseja ka po ashtu konviktin i cili mund të strehojë 270 nxënës, të cilët e shfrytëzojnë edhe mensën për ushqim.

Nxënësit e Medresesë nxjerrin edhe fletushkën e tyre “Nurul Kur’an-Drita e Kur’anit”. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, 16 medresantë kanë rënë dëshmorë në fushëbetejë.

Deri më sot Medreseja ka pasur këta drejtorë:

  1. Ahmet Mustafa
  2. Bajram Agani
  3. Muharrem Adili
  4. Shemsi Salihu
  5. Rashit Osmani
  6. Sherif Ahmeti
  7. Resul Rexhepi
  8. Qazim Qazimi
  9. Naim Tërnava
  10. Ekrem Simnica
  11. Bahri Simnica

Fakulteti i Studimeve Islame[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Fakulteti i Studimeve Islame (Prishtinё)

Duke parë nevojën e madhe për shkollimin e kuadrove me kualifikim superior islam, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, pas përgatitjeve të duhura të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vendim të posaçëm Nr. 443/92 themeloi Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili filloi punën në dhjetor të vitit 1992. Ligjëratën e parë nga lënda e Akaidit-apologjetikës islame e ka mbajtur doajeni i publicistikës islame në Kosovë H. Sherif Ahmeti, i cili për tri vjet me radhë ligjëroi lëndën e Akaidit.[1]

Dekan i FSI-së u zgjodh Dr. Rexhep Boja, prodekan Mr. Qemajl Morina kurse sekretar-Sabri Bajgora.

Në vitin akademik 2005/06 pritet të zgjidhen edhe drejtuesit e ri të FSI-së, meqenëse tash edhe kuadri profesional është begatuar me profesorë që posedojnë tituj dhe grada shkencore.

Në ditët e fillimit, kuadri i FSI-së natyrisht që ishte modest me teologë të paktë që posedonin grada e tituj shkencorë. Kishte vetëm një doktor shkencash dhe një magjistër dhe disa teologë të tjerë të aftë, të cilëve nuk u mungonte dija, vullneti dhe entuziazmi për ta shpënë përpara këtë amanet të madh. Dhe, me kalimin e viteve të vështira të mbijetesës, nëpër të cilat kaloi arsimi shqiptar si dhe krejt populli i Kosovës, edhe FSI-ja mbijetoi, madje dita–ditës duke e pasuruar kuadrin profesional, dhe në vitin 2002 kur u festua 10 vjetori e rritës së FSI-së, ka 3 doktorë shkencash, nga Kosova, 1 doktor shkencash islame nga Maqedonia, 5 magjistra, dhe 6 ligjërues - teologë, të cilët në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm pritet të fitojnë titujt shkencorë në metropolet e ndryshme islame si në Kajro, Bejrut, Aman e Damask. Numri i gjithëmbarshëm i regjistruar i studentëve kalon 500, ndërsa deri më sot kanë diplomuar 140 studentë.

Studentët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.

Studentët e FSI-së kanë Shoqatën e tyre studentore, e cila merret me aktivitete të ndryshme, duke organizuar shumë shpesh tribuna shkencore me profesorë të FSI-së dhe të jashtëm. Studentët e FSI-së nxjerrin edhe një revistë të tyre “Zgjimi Islam”.

Në kuadër të FSI-së funksionon edhe biblioteka me disa qindra dorëshkrime të vjetra dhe disa mija tituj fetarë, të cilat vazhdimisht janë në shërbim të ngritjes intelektuale të studentëve. Fakulteti i Studimeve islame është garancia më e mirë për një të ardhme më të ndritshme të Islamit në Kosovë dhe më gjerë. Me aftësitë e përfituara profesionale, të diplomuarit nga FSI-ja mund të kyçen në të gjitha mekanizmat fetare-profesionale, dhe administrativo-juridike në kuadër të BI-së. Prej studentëve të diplomuar tani kemi edhe magjistra, të cilët mësimet i vazhduan në Damask, Kajro, Prishtinë etj.[2]

Objektet fetare të Bashkësisë Islame të Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova gjendet në një hapësirë gjeografike ku u gërshetuan kultura të ndryshme gjatë historisë. Secili popull që kaloi këtej pari la edhe gjurmët e veta, por pa dyshim, gjurmët më të mëdha në këto hapësira i kanë lënë osmanlinjtë, të cilët ndërtuan xhamia, mektebe, imarete, ura guri e monumente të tjera. Prej xhamive të vjetra që kanë karakter monumental në Kosovës kemi disa sish. Po i përmendim vetëm ato më kryesoret:

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rexhep Elezaj:FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME, VATËR E PASHUAR E DIJES DHE KULTURËS FETARE, 15 mars 2003, Trepca.net, Vizituar mё 3.04.2017
  2. ^ Historiku i Fakultetit tё Studimeve IslameZgjimi islam, nr. 12, Prishtinё, 2012. fq. 4 - 5