Jump to content

Xhamia e Llapit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhamia Ramadanie)
Xhamia Ramadanije

Xhamia e LlapitPrishtinë u ndërtua në vitin 1470 gjatë Perandorisë Osmane dhe është një ndër ndërtimet më të lashta në Prishtinë. Ajo gjendet në afërsi të qendrës së Prishtinës (Lagjja Tophane) në rr. Ilir Konushevci, magjistralen Podujevë-Prishtinë. Ajo përbëhet nga një parasallë dhe dhomën e faljes e cila është gjashtë metra e lartë.

U ndërtua në vitin 1470. Në vitin 1999 ajo u shkatërrua nga forcat serbe dhe pas luftës iu bën mbi ndërtime dhe ndërtime përreth që shumë e pengon xhaminë. Emri i saj i vërtetë është Xhamia Ramadanije por për shkak se faleshin shumë banorë të fshatrave të Llapit andaj edhe mori emrin "Xhamia e Llapit".

Me 10 korrik 2007, në zyret e Bashkësisë Islame të Kosovës, pronari dhe drejtuesi i Mabetex Group z. Behgjet Pacolli nënshkroi marrëveshjen për renovimin e Xhamisë së Llapit me udhëheqësin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve z. Baki Svirca.