Rrakullima
Autor | Beqir Musliu |
---|---|
Gjuha | shqip |
Botoi | Rilindja |
Rrakullima është tetralogji me drama të shkrimtarit Beqir Musliu botuar në vitin 1990.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tetralogjia përmban katër drama:[1]
- “Murana”,
- “Kori i Korbave”,
- “Familja e shenjtë”
- “Antifona”
Në tetraptikun “Rrakullima” të Beqir Musliut i është kushtuar vend i veçantë shpjegimit të rrethit të mbyllur të krimit përmes vrasjes (vëllavrasjes dhe hamendësimit të atëvrasjes). Kaini vret Abelin, vëllain e vet. Ky ishte edhe krimi i parë, ai më i tmerrshmi. Historia e përgjakshme e njerëzimit s’do të bënte gjë tjetër veçse do të provonte përsëritjen dhe shumëfishimin dramatik të këtij krimi zanafillor teksa njeriu vret njeriun, vëllai vëllanë, etnia etninë, populli popullin, kombi kombin dhe ploja e gjakut s’mbaron kurrë. Sipas shkrimtarit pesha e mëkatit të zanafillës sjell zinxhirin e krimit dhe të vdekjes si mundim dhe vuajtje e pashlyeshëm, si moment i tejkalimit të vetvetes. Mungesa e harmonisë familjare, e dashurisë reciproke dhe e mirëbesimit mes vëllezërve e motrave, prindërve e bijve, ka në bazë ndarjen e padrejtë të pasurisë dhe tundimin seksual, që në këtë vepër, për të bërë shpjegimin e shkakut parak të “luftës gjinore”, merren për bazë shtysat irracionale inçestuale. Shkrimtari nuk mban qëndrimin tradicional religjioz ndaj Kainit dhe krimit zanafillor. Kaini i tij nuk është as tradhtar, as hero; as i penduar, as i ndërkryer. Është njeriu në fajin pa faj, pasi krimi që bën vjen si ndëshkim prej Hyut. Dhe kjo çon ujë në idenë se rëndom krimi midis njerëzve vjen si rrjedhojë e faktorëve jashtë tij (Satanait, Djallit). [2]
Botimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Halili 2013, p. 61.
- ^ Halili 2013, p. 74-75.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
- Halili, Ernestina (2013). DUKURI MODERNE NЁ DRAMЁN SHQIPE NЁ KOSOVЁ' - disertacion (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.