Rruga Magjistrale M-2
Appearance
Rruga Magjistrale M-2 e njohur edhe si Rruga Nacionale M-2 është një rrugë nacionale magjistrale në Kosovë. Rruga shkon nga pika kufitare e Bërnjakut (Komuna e Zubin Potokut) mes Kosovës dhe Serbisë përmes Mitrovicës, Prishtinës, Ferizajit deri në pikën kufitare të Hanit të Elezit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatësia e përgjithshme e rrugës është 135 km është pjesë e Rrugës E65 e cila lidh qytetin Malmö në Suedi dhe qytetin Chania në Greqi. Për më tepër, rruga midis Serbisë dhe Kosovës është gjithashtu pjesë e Rrugës E80 e cila lidh qytetet e Lisbonës në Portugali dhe Gürbulak në Turqi.