Sadete Shpuza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sadete Shpuza ishte e bija e Mehmet Kokotli Shpuzës, oficer kolonel dhe Kryetar Bashkie i Shkodrës (1925) dhe e Nurije Causholli Myrtaj. Ajo kishte një vëlla, Asim Abdurrahman Shpuza, dhe dy motra, të cilat ishin të martuara njëra për tregtarin shkodran Drishti, ndërsa tjetra për prefektin e Korçës, Veli Vasjari. Sadete Shpuza ishte bashkëshortja e Musa Jukës, me të cilin pati katër fëmijë, Burhanin, Safeten, Lumnijen dhe Fiqretin.