Sarlanda
Flamuri zyrtar | |
---|---|
Flamuri shtetëror | Emblema |
Statistika | |
Kryeqyteti: | Saarbrücken |
Hapësira: | 2.568,65 km² |
Banorë: | 1.014.000 (2011) [1] |
Dendësija e popullsisë: | 407 Banorë në km² |
Website: | saarland.de |
ISO 3166-2: | DE-SL |
Politika | |
Kryeministri: | Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) |
Partia në pushtet: | CDU / SPD |
Harta | |
Landi i Zarës është Republik Federale që gjendej në jugperëndim të Republikës Federale Gjermane. Kufizohet me Rheinland-Pfalz si dhe me shtetet Franca dhe Luksemburgu. Kryeqyteti është Saarbrücken. Landi i Zarës është një land vërtet i vogël federativ i Gjermanisë. Në të jetojnë 1 milionë banorë. Ai ndodhet në jugperëndim të Gjermanisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Landi i Zarës kufizohet me Landin Rajnland Pfalc (Rheinland-Pfalz) si dhe dy shtetet Luksemburgun dhe Francën. Historia e Landit të Zarës karakterizohet nga afërsia e madhe me Francën.´
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Landi i Zarës është një land i ri federal. Në vitin 1920, si rezultat i Paktit të Versajës (Versailles) lindi për herë të parë diçka e tillë, si një lloj njësie politike, "Territori i Zarës", që varej nga Lidhja e Kombeve. Në vitin 1935 me anë të një referendumi banorët vendosën për Rajhun Gjerman (Deutsche Reich). Pas Luftës së Dytë Botërore deri në 1949 kjo zonëka qenë protektorat francez, dhe më pas rajon autonom - madje me kombëtaren e vet të futbollit dhe ekip të vetin olimpik. Për herë të parë në vitin 1957 Landi i Zarës u shfaq si land më vete dhe është i dhjeti në Gjermaninë Federale.
Demografia dhe informacione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Popullsia : 1,014 milionë
- Sipërfaqja : 2.568 qkm
- Kryeqyteti : Saarbrücken
- Data e themelimit : 1.1.1957
- Degë të rëndësishme ekonomike: automobilat ( industri dhe furnizimi), qeramika, informatika
- Faqja zyrtare e internetit: www.saarland.de
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Miniera qymyri, uzina metalurgjike, oxhaqe me tym, ajër i mbushur me hi. Deri në vitet shtatëdhjetë shtëpiaket në vendet industriale rreth Nojnkirshenit (Neunkirchen) ose Fëlklingenit (Völklingen ) nuk guxonin t`i ndernin teshat e lara në kopësht. Ato nxiheshin nga qymyri. Në Landin e Zarës punonin në atë kohë 50 mijë minatorë, sot vetëm 4 mijë. Nga gjithsej 12 miniera sot ka mbetur vetëm një, miniera e Ensdorfit. Por edhe këtu nuk nxorret më qymyr që prej tërmetit të shkurtit 2008 i cili u shkarkua nga nxjerrja e qymyrit.
Landi i Zarës bëhet më i pastër. Oxhaqet nuk nxjerrin më tym të zi. Mininierat e Völklingen-it dhe Neunkirchen-it kthehen në monumente historike industrale dhe qendra ekspozitash si dhe aktivitetesh kulturore. Në fund të viteve 1980 Landi i Zarës filloi të marrë një drejtim të ri. Në këtë land u vendosën institute me emër si Max-Planck ose Fraunhofer. Sidomos ato që merren me sektorët e informatikës, Software dhe inteligjencës artificiale.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimimi
Sporti