Sektori i ujit në Shqipëri
Sektori i furnizimit me ujë dhe të largimit të ujërave të ndotura në Shqipëri rregullohet me VKM nga qeveria shqiptare.
Kushtet atmosferike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Hidrografia e Shqipërisë
Shqipëria është një vend me shumë reshje të cilat mbushin akuiferët nëntokësorë përgjatë gjithë vitit me ujë, përjashto këtu muajt e verës. Uji i akuiferëve del në sipërfqae përmes burimeve të shumta që ka vendi. Shqipëria është me 9385 metra kubikë për frymë vendi i parë në rajon përsa i përket ripërtëritjes së ujit të pijshëm.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Riorganizimi 2016: Qeveria Rama I
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në prill 2016, qeveria shqiptare vendos për krijimin e 61 ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, pra 1 për çdo bashki të krijuar nga reforma territoriale një vit më parë.[2]
Riorganizimi 2022: Qeveria Rama III
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banka Botërore thotë se Shqipërisë nuk i mungojnë burimet ujore, por shumica dërrmuese e shoqërive ujësjellës kanë performancë të ulët teknike dhe financiare. BB i këshillon qeverisë se sektori ka nevojë për një reformim lidhur me modelet e menaxhimit dhe organizimit.[3]
Në maj 2022, qeveria shqiptare vendos për krijimin e 15 shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve.[4]
Shqipëria do të përfitojë një financim nga Banka Botërore për reformimin e sektorit të ujit, i cili përfshin një hua prej 75 milionë $. Vendi do të marrë gjithashtu një grant prej 6,3 milionë $ nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Huaja është pjesë e programit kombëtar prej 135 milionë $ për modernizimin e sektorit, i cili do të bashkëfinancohet nga qeveria.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Renewable internal freshwater resources per capita (cubic meters) - Albania". worldbank.org (në anglisht). Marrë më 29 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Reforma e ujit, nis faza e dytë". kryeministria.al. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b "Reformimi i sektorit të ujit, BB financon Shqipërinë me 75 mln dollarë". euronews.al. Marrë më 29 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura". qbz.gov.al. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)