Shërbimi Hidrografik Shqiptar
Shërbimi Hidrografik i Forcave Detare Shqiptare është përgjegjës për sigurimin e lundrimit të anijeve në ujërat shqiptare.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qershor 2022 anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, duke u bërë anëtari i 98-të.[1] Ky anëtarësim rrit sigurinë lundrimore dhe turizmin detar.
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shërbimi Hidrografik (ShH) mirëmban 74 fenerë, nga të cilët 47 gjenden në terë dhe 27 në lagë. Ai ka 28 efektivë, personel civil dhe ushtarak, puna e të cilëve është e përqendruar në sigurimin e kushteve lundrimore dhe të sinjalistikës detare për një lundrim të parrezikshëm në hapësirën detare dhe lumore të Shqipërisë.[1]
ShH ka një anije hidrografike, e cila kryen një monitorim periodik tërë bregdetit shqiptar për të mbledhur të dhënat batimetrike. Komandanti i kësaj anije është Klorindo Krriku.[1]