Jump to content

Sh.B. Onufri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Analize letrare: Kronike ne gur - Ismail Kadare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare kritike letrare

Ne romanin ,,Kronikë në gur” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I. Kadareja në një aspekt tjetër. Vepra në thelb nuk është një roman për luftën, edhe pse ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise shqiptare.

Brendinë ideore të romanit Kronikë në gur e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur, i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike.

Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta, pamja e pertëritjes që sjell revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizuar, ndihmojnë të zbulohet në mënyrë me të mprehtë vlera artistike e veprës.

     

Romani Kronikë në gur është ndërtuar si një këmbim pamjesh e skenash nga jeta e një qyteti, në dukje të palidhura midis tyre.

Nga ana e jashtme ato i lidh figura e rrëfimtarit të ngjarjeve, të cilat në përceptimin e heroit, marrin trajta të gjithfarshme dhe shfaqen herë në forma e përpjesëtime hiperbolike, here groteske e herë simbolike.

Për ngjarjet rrëfehet në mënyrë naive, por pas këtij naiviteti prej fëmije fshihet një ironi therrëse, cka ka përcaktuar edhe disa nga veçorite e stilit të kësaj vepre.

Dukurite tipike të një mjedisi provincial e të prapambetur, të një jete që vërtitet në një qark thashethemash, paragjykimesh, bestytnish e zakonesh prapanike, janë zmadhuar në lentën e shkrimtarit dhe kanë dalë ne pah me tërë shëmtinë dhe karakterin e tyre regresiv.

Këtë botë që po jepte shpirt, megjithëse përpëlitej me deshpërim për t’i shpëtuar dënimit të historisë, shkrimtari e ka pasqyruar me ngjyra të gjalla, me anë imtësish që, edhe pse janë marrë nga një realitet konkret, humbasin konkretësinë e tyre të drejtpërdlrejtë dhe fitojnë një kuptim simbolik.

Vetë jeta e qytetit ku shkrimtari ka vendosur ngjarjet simbolizon në një kuptim me të gjerë jetën e varfër ne çdo pikëpamje të shoqerisë shqiptare e që u vu në lëvizje dhe e çau guaskën brenda së cilës gjëllinte, vetëm kur komunistët zgjuan masat e përgjumura dhe të drobitura nga zgjedhja shekuuore ekonomike e shpirtërore dhe i drejtuan energjitë e tyre në hullinë e luftës kundër fashizmit dhe kundër gjithë botës së vjetër.

Dinamizmi i brendshëm i vepres buron prej kësaj ndeshjeje të ashpër midis forcave të errësirës dhe filizave të reja që sapo kanë buluar në jetën e shoqerisë dhe që përfaqësojnë progresin dhe të ardhmen e saj.

I. Kadareja nuk pershkruan skena dhe pamje konkrete nga lëvizja antifashiste e masave popullore; ai jep vetëm disa çaste që transmetojnë parandjenjën e përmbysjes së madhe që po afrohej dhe reaksionin e botës së vjetër ndaj kësaj ngjarjeje.

Nga kjo pikëpamje është kuptimplotë gjesti makabër i shehut, i ciii, kur pa se partizanët po hynin në qytet, nxjerr sytë me gozhdë, duke bërtitur: ,,Nuk dua të shoh komunizmin”.

Në kontrast me tërbimin e forcave të errësirës, shkrimtari ka dhënë përmes imtësish shprehëse entuziazmin me të cilin i pret populli çlirimtaret.

Përqasja e diellit dhe e horizonteve të hapura me komunizmin i jep romanit një tingull optimist dhe forcon idenë e rolit të madh të revolucionit popullor që e nxori vendin nga errësira mesjetare në udhën e gjerë të socializmit, të progresit dhe të emancipimit të vërtetë.

Romani ,,Kronikë në gur” ka një kompozicion origjinal.

Ai i ngjan një poliedri, çdo faqe e të cilit, si pjesë organike e së tërës, plotëson idenë dhe kuadrin e përgjithshëm të veprës.

Forca e fjalës artistike e Ismail Kadaresë, figuracioni i gjallë dhe lakonizmi i shprehjes, spikat dhe në romanin Kronikë në gur si tipar i prozës së tij.