Shaban Hysa
Shaban Hysa (Tiranë, 30 shtator 1938 - 28 gusht 2005) ka qenë piktor dhe skenograf i njohur shqiptar. Mbante titullin “Artist i merituar”.
Studimet e mesme i kreu në liceun artistik “Jordan Misja “ në Tiranë, më 1957. Nga viti 1957- 1961 kreu studimet e larta në Varshavë në Akademinë e Arteve të Bukura, ku dilpomohet për piktor skenograf. Në 1961, pas diplomimit, emërohet skenograf në Teatrin Kombëtar dhe në 1963 kalon në TOB. Që nga viti 1967 punoi si pedagog në Akademinë e Arteve ku formoi Degen e Skenografise. Aktiviteti kirjues i tij shtrihet në të gjitha gjinitë e skenografisë dhe të piktuirës, si pjesëmarrës në aktivitete teatrore, por edhe në ekspozita kombëtare, ku është nderuar me mjaft çmime. Punoi mbi 250 skenografi në Teatrin Kombetar dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, ku veçohen pjesët : “Furrnalta”, Epoka para Gjyqit“,Monserati”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Shkallët”, “Valsi i Titanikut”, “Vdekja e Dantonit”, “Rikardi III”, “Besa”, “Oportunesku”, “Tiranozauri”, “Gjethja”, “Streha e të harruarve”,Halili dhe Hajrija, Zhizel, etj.