Shaqir Visoka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sheqir (Halil) Visoka alias Hoxhë Visoka (1881-1945). Ishte intelektual dhe atdhetar i shquar. U lind dhe jetoi në fshatin BallocPodujevës.

Kreu mejtepin dhe vazhdoi sudimet në Stamboll dhe në Kajro por nuk u bë hoxhë. U ndoq dhe u arrestua nga organet e pushtetit okupues serb (në vitet 1914, 1935, 1939-1941) në kazamatët e këtij pushtuesi. Ishte i vetmi deputet shqiptar në parlamentin e Mbretërisë jugosllave më 1934. Në një seancë parlamentare kishte deklaruar: “Unë dhe populli im nuk jemi turq. Ne në pazar nuk ka mundur të na qes Evropa e lere më Bogolub Jeftiqi”. Organet e pushtetit serb penguan rizgjedhjen e tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 1935. Krahas aktivitetit politik legal, ilegalisht ishte veprimtar i Komitetit të Kosovës Më 21 prill të vitit 1941 mori pjesë në takimin e krerëve shqiptarë të Mitrovicës, Podjevës, Vushtrrisë, Pazarit të Ri, Drenicës dhe të Podgurit me komandantin gjerman të Divizionit 60-t të këmbësorisë, Fridrih Gregor Eberhard. U zgjodh nënprefekt i Podjevës (1941-1943) dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë edhepse Podujeva ishte jashtë kufijve politik të shtetit shqiptar, e cila i takonte zonës gjermane të pushtimit. Anëtar i Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve (Islihatit) për Nënprefekturën e Podjevës. U angazhua për shkollën shqipe duke sjellur rreth 50-60 mësues nga Shqipëria. Veprimtar dhe delegat në Kuvendin Themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe komandant i zonës verilindore të kufirit etnik shqiptar me Serbinë. Mbas vitit 1944 mbeti në Podjevë, por në janar të vitit 1945 OZN-a* e arrestoi dhe e mbyti pa gjurmë të varrit.

OZN-ja (serb.:Odeljenje za zastitu naroda; shq.:Dega e Mbrojtjes së Popullit ose Sigurimi i Shtetit ) u formua më 14 maj 1944. Ajo veproi në kuadrin e Seksionit të Mbrojtjes Popullore të Këshillit Antifshasist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë (KANÇJ), e cila kishte të drejtat dhe detyrat e Qeverisë. OZN-a ishte e organizuar në parime ushtarake. Pas formimit të të ashtuquajturës Qeveri e Jugosllavisë Demokratike, në mars të vitit 1945, OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse më 1946 u shndërrua në UDB-a (Uprava drzavne bezbednosti-Drejtoria e Sigurimit të Shtetit), që tani quhet DB (Drzavna bezbednost-Sigurimi i Shtetit ). OZN-a qe dhe mbeti një mekanizëm monstruoz për luftimin e veprimtarëve liridashës të të gjithë popujve të Jugosllavisë pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë kundër atyre shqiptarë