Shefki Sejdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Profesor dhe gjuhëtar, Shefki Hamit Sejdiu (i lindur me 08.06.1936) në fshatin Pakashticë pranë Podujevës, ku kreu dhe shkollën. Studimet në filologji romanistike i përfundoi në Universitetin e Shkupit në vitin 1962, si dhe kreu hulumtime pasuniversitare në Zagreb, ku kreu doktoraturën në vitin 1985. Ka mbajtur ligjërata si profesor i ftuar në disa institucione shkencore: në Universitetin e Sofjes (1987) dhe në atë të Veliko Tërnovo-s të Bullgarisë (1987), në Universitetin e Zagrebit (1990), në Qerthullin linguistik të Zagrebit (1990) dhe në Universitetin e Elbasanit (2000). Eshtë anëtar i disa asociacioneve shkencore: Është anëtar i Asociacionit të Profesorëve Universitarë për të Drejtat e Njeriut me seli në Cape Town (1988) dhe të Asociacionit të Ballkanistikës dhe të Sllavistikës të Rumanisë (1991).

Me qëllim hulumtimi dhe thellimi të njohurive teorike qëndroi disa herë për specializim në shumë institucione shkencore të Ballkanit dhe të Evropës. Në Universitetin e Grenoble-it (1985); në Universitetin e Parisit (École des Hautes Etudes, Sorbonne III, IV) ku gjatë dy viteve universitare (1971/72 dhe 1974/75), ka përcjellë ligjëratat dhe ka ndjekur mësimet nga Gjuhësia e Përgjithëshme (dhe aksiologjia) te Andre Martinet, nga Indoevropistika (hetitishtja dhe italikishtja) te M. Bader dhe Michel Lejeune, nga Linguistika romane (frengjishtja e vjetër) te L. Wagner dhe nga semantika dhe linguistika logjike te Bernard Pottier; në Institutin e Linguistikës dhe në Universitetin e Lisbonës (Portugali) hulumtoi dhe studioi çështje të gjuhësisë iberoromane (1978/1979). Njohuri nga ballkanistika mori në Universitetin e Zagrebit, në Institucionet e Bukureshtit (1970, 1973, 1978, 1979, 1982) në atë të Sofjes (1987) dhe në Londër (1995) ku bëri hulumtime në fushë të antropolinguistikës dhe të etimologjisë.  

Profesor Shefki Sejdiu, në komunikimin shkencor përdorë përveç gjuhës amtare edhe kroatishten dhe frengjishten, kurse literaturën profesionale dhe shkencore e shfrytëzon edhe në latinishte, italishte, portugalishte, spanjolle, rumanishte (dhe katalone, sardishte, retoromanishte), por edhe në anglishte, rusishte, bullgarishte, sllovenishte dhe polonishte.

Ishte mësues në rrethinën e Kumanovës (1956-1957), profesor i frëngjishtes dhe i latinishtes në Gjimnazin e Podujevës (1961- 1967) dhe në Gjimnazin ''Sami Frashëri'' (Ish- Ivo Lola Ribar) të Prishtinës (1967-1972). Prej vitit 1972 është ligjërues, docent (1985) dhe profesor ordinar (1991) i Historisë së gjuhës frënge me frëngjishte të vjetër dhe i latinishtes pranë Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit (Filozofik) Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ishte deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës si anëtar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Jeton në Prishtinë.

Publikimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fjalorth etnobotanik i shqipes, Prishtinë 1984;
  • Çështje të onomasiologjisë fitonimike romane dhe ballkanike, Prishtinë 1989;
  • Sprova etimologjike, Prishtinë 2002;
  • Struktura, sisteme, raporte: etnolinguistikë, Prishtinë 2002;

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] [2]

  1. ^ Elsie, Robert (2011). Fjalor Historik i Kosovës. Skanderbeg Books. fq. 277. ISBN 978-99943-51-70-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Sejdiu, Shefki. "Kuvendi i Kosovës". Kuvendi i Kosovës. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)