Jump to content

Valentini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shen Valentin)
Shën Valentini në ikonografinë klasike.

Shën Valentini ose në gegërisht Shna Valendini (latinisht Valentinus), (lindja e panjohur, vdekja me 14 shkurt) është një shënjtor dhe dëshmor i kishës katolike dhe i kishës ortkdokse. Në shekullin III ai ishte peshkop në Interamna (sot: Terni). Ai është shenjt mbrojtës i dashurise mbarëbotërore. Lindi rreth vitit 176. Përqafoi krishterimin dhe u emërua peshkop i San Feliciano di Folinjos. Vdiq në Romë me urdhër të perandorit Aurelian në vitin 270 (ose ndoshta 273, data nuk është e sigurtë). U varros në kodrën e Ternit, qytet në të cilin ishte peshkop nga viti 197 dhe është ende sot shenjt mbrojtës i tij.

Në vendin ku u varros ngrihet sot një bazilike në të cilën ruhen teshat e tij; pranë, një shtatore argjendi mban shkrimin:Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë. Figura e shenjtorit mbrojtës të të dashuruarve vihet megjithatë në pyetje nga disa që parapëlqejnë t´ia rikthejnë një prifti romak i cili poashtu pak a shumë në të njëjtat rrethana vdiq po ato vite si Sh.Valentini.

Emrin Shën Valentin e mban edhe një festë e njohur botërore si "dita e të dashuruarve", që është më 14 shkurt.

Përndjekja dhe vdekja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festa e Shën Valentinit eshte per te gjithe te dashuruarit

Dita e Shën Valentinit thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Shën Valentin ku ai bëri martesë ilegale dhe ai u burgos dhe roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër dhe ai e shëroi atë, dhe ata te dy u dashuruan në njëri tjetrin dhe prifti para se të vdiste i dërgoi vajzës nje letër që ia shprehi ndjenjat e tij dhe kjo ditë u quajt dita e Shën Valentinit dhe festohet në shumë vende të botës.