Jump to content

A Goofy Movie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shfaqja e Gufit)
Shfaqja e Gufit
A Goofy Movie
Regjia ngaKevin Lima
Skenari nga
Historia ngaJymn Magon
Bazuar në
ProdhuesiDan Rounds
Luajnë
MontazhiGregory Perler
MuzikaCarter Burwell

Kompanitë prodhuese
Shpërndarë ngaBuena Vista Pictures Distribution[1]
Data e publikimit
Stampa:Film date
Kohëzgjatja
78 minuta[5]
ShtetiShtetet e Bashkuara[1]
GjuhaAnglisht
Buxheti$18 milionë[6]
Fitimi$37.6 milionë[7]

Shfaqja e Gufit (anglisht: A Goofy Movie) është një film amerikan muzikor dhe komedi-aventuresk i animuar, i vitit 1995, i prodhuar nga Disney MovieToons dhe Walt Disney Television Animation. Filmi me regji nga Kevin Lima bazohet mbi serialin televiziv Goof Troop [en], dhe shërben si vazhdim vetanak i serialit. Ai përmban zërat e Bill Farmer, Jason Marsden, Jim Cummings, Kellie Martin, Rob Paulsen, Pauly Shore, Jenna von Oÿ, dhe Wallace Shawn. I vendosur tre vjet pas ngjarjeve të serialit Goof Troop, filmi përcjell Gufin dhe birin e tij, Maksin, që është në gjimnaz. Ai përqëndrohet rreth marrëdhënies familjare mes të dyve teksa Gufi niset në një mision të çorientuar për t'u lidhur me birin e tij, duke e sjellur atë në një udhëtim peshkimi përgjatë Shteteve të Bashkuara. Filmi i zbulon temat e ankthit adoleshent dhe humorit të vrazhdë që janë më të larmishme sesa në Goof Troop.

Disney e shpiku idenë për ta krijuar një film teatral të animuar me Gufin si personazh kryesor, duke konsideruar idetë potenciale për një epizod special të Goof Troop. Lima donte ta zgjeronte Gufin si personazh, që t'ia "jep atij një anë emocionale" e cila do të lidhej mirë me publikun. Shumica e ekipit zanor, duke përfshirë Farmerin, Paulsenin dhe Cummingsin, u vendosën në rolet e tyre ekzistuese ndërsa Dana Hill u zëvendësua me Jason Marsdenin në rolin e Maksit për shkak të dallimit të moshës. Për më tepër, artisti R&B Tevin Campbell i ofroi vokalet për Powerline, një muzikant të famshëm fiktiv me paraqitje të madhe në film, duke i performuar këngët "Stand Out" dhe "I 2 I".

Shfaqja e Gufit u shfaq në kinematë e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë më 7 prill 1995, nga Walt Disney Pictures. Meqë filmi u miratua nga i sapopushuari Jeffrey Katzenberg, Disney e konsideroi lëshimin e filmit si një obligim kontraktual. Lëshimi i parë në kinema mezi bëri ndikim të madh në biletari, duke fituar 37.6 milionë dollarë përkundër një buxheti prodhimi prej 18 milionësh, dhe mori përshtypje të përziera nga kritikët. Megjithatë, lëshimi i tij nëpër video shtëpiake ia siguroi një "ndjekje kulti" dhe filmi u bë një pronë më e spikatur brenda Disneyt. Një film i dytë lëshuar direkt-në-video me titullin An Extremely Goofy Movie më 29 shkurt 2000.

Filmi u realizua në gjuhën shqipe nga "Jess" Discographic.

  • Bill Farmer si Gufi, një baba punëtor dhe i ngathët beqar që është fotograf tek një fotostudio në një qendër tregtare.
  • Jason Marsden si Maksimilian "Maks" Guf, biri i trazuar adoleshent i Gufit
  • Jim Cummings si Piti, kolegu i Gufit që ai dhe Maksi e takojnë gjatë udhëtimit të tyre
  • Kellie Martin si Roksana, një shoqe zemërgjerë e gjimnazit të cilën Maksi e ka fiksim
  • Rob Paulsen si P.J., biri i Pitit dhe shoku më i ngushtë i Maksit
  • Wallace Shawn si Drejtori Mazur, drejtori i rreptë i gjimnazit të Maksit

Tevin Campbell dhe Pauly Shore paraqiten pa nderime në film si Powerline dhe Bobi Zimuruski respektivisht.[8][9] Jenna von Oÿ jep zërin e shoqes më të ngushtë të Roksanës, Stejsi, dhe Frank Welker jep efekte zanore për Bigfutin.

  1. ^ Shërbimet e animacionit nën kujdesin e Walt Disney Feature Animation, Walt Disney Animation France, and Walt Disney Animation Australia.[2][4]
  1. ^ a b c "A Goofy Movie". AFI Catalog of Feature Films (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 18 maj 2020.
  2. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Variety
  3. ^ "Report: Top Disney TV Animation Exec Plans to Leave". Associated Press. 7 qershor 1995. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2021. Marrë më 10 dhjetor 2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura vf 25th
  5. ^ "A Goofy Movie (U)". British Board of Film Classification (në anglisht). 14 maj 1996. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2016. Marrë më 19 gusht 2016.
  6. ^ "A Goofy Movie (1995)". IMDb (në anglisht). 1990-2021. 2 prill 1995. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2021. Marrë më 24 prill 2021.
  7. ^ Klady, Leonard (19 shkurt 1996). "B.O. with a vengeance: $9.1 billion worldwide". Variety (në anglisht). fq. 1.
  8. ^ Weiss, Josh. "'A Goofy Movie' At 24: The Voice Of Powerline Reflects On Disney Role That Spawned A Cult Following". Forbes (në anglisht). Marrë më 10 prill 2024.
  9. ^ Lima, Kevin. "When we came up with the idea of Pauly Shore playing Bobby, the character sprang to life fully formed. Pauly would improvise through his voice sessions and much of it made its way into the film. #D23GoofyMovie". Twitter (në anglisht). Marrë më 10 prill 2024.