Shkolla e Maleve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkolla e Maleve është një film shqip i relizuar nga Halil Budakova në vitin 2012.[1] Filmi i është kushtuar luftës së fundit në Kosovë dhe është xhiruar në fshatin Blinajë dhe në malet përreth këtij fshati të Komunës së Lipjanit. Ngjarja e filmit zhvillohet në kohën e Luftës Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të dhunës së paraqitur në këtë film ai është ndaluar që të shfaqet në mënyrë të organizuar para nxënësve të shkollave fillore. Ky ka qenë vendimi i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Ferizaj dhe që është mbeshtetur edhe nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës. [2] [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://kk.rks-gov.net/kamenice/news/u-shfaq-filmi-shkolla-e-maleve-ne-kinemane-e-qytetit-te-kamenices/
  2. ^ EXPRESS - EXPRESS 24.10.2012 "NDALOHET" FILMI I BUDAKOVES, marrë më 2024-03-14
  3. ^ "Filmi: Shkolla e maleve". Skolbanken (në suedisht). Marrë më 2024-03-14.