Kinematografia në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search



Kinematografia kosovare në gjuhën shqipe ka fillë krijimin e Kosovafilm, shtëpi kinematografike e përgjegjshme për prodhimin e filmave me metrazh të shkurtë, dokumentarëve, filmave të animuar dhe filmave me metrazh të gjatë. Projeksioni i parë i filmit në Kosovë mendohet të jetë shfaqur në Pejë më 1911. Filmi i parë kosovar në gjuhën shqipe është Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968). Kosovafilm u formua më 20 shkurt 1969 me drejtor Abdurrahman Shala. Drejtoret pasues ishin Azem Shkreli, Xhevat Qorraj dhe Ekrem Kryeziu. Drejtor aktual është Gani Mehmetaj. [1]Kinematografia në Kosovë ka një traditë historike disa dekadëshe. Në vitet 1935-37 u regjistruan 7 kinematë e para në qytetet Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Më vonë, shumë të rinj nga Kosova u shkolluan në ish-Jugosllavinë e atëhershme, për të vazhduar më pas edhe në qendrat e tjera të Evropës Lindore dhe ish-BRSS-së për profesionin e operatorit të kamerës. Por, ishte aktori, Bekim Fehmiu, i cili ndonëse karrierën e tij e zhvillojë jashtë vendit, ai e prezantoi Kosovën ku do që shkoi.[2]

Aktori Bekim Fehmiu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktori Bekim Fehmiu,i cili ndonëse karrierën e tij e zhvillojë jashtë vendit, ai e prezantoi Kosovën ku do që shkoi. Ai ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet, që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai mbetet figurë e madhe për kontributin artistik në kinematografinë botërore. [3]

Kosovafilm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosovafilm logo

Disa filma të veçuar nga kjo shtëpi produksioni janë: [4]

  1. Parnassus Paper (2012)
  2. Kukumi (2005)
  3. The Keepers of the Fog (1988)
  4. Pikniku (1986)
  5. The Man of Earth (1984)
  6. Proka (1984)
  7. Nabujala reka (1983)
  8. Lepuri me pesë këmbë (1982)
  9. Swelling River (1981)
  10. Kur pranvera vonohet (1980)
  11. Tito e Kosova 79 (1980)
  12. Gjurmët e barëdha (1980)
  13. Kur pranvera vonohet (1979)
  14. Kur pranvera xhirohet (1979)
  15. Reslovi (1978)
  16. Loja e rufaive (1977)
  17. The Peaks of Zelengore (1976)
  18. Hleb, so i srce (1976)
  19. 117 (1976)
  20. Tito in Kosovo (1975)
  21. Dita e mërgimtarëve (1975)
  22. Pikë e gurë (1975)
  23. Crveni udar (1974)
  24. The Dervish and Death (1974)
  25. Brigada e VII e Kosovës (1974)
  26. Bombasi (1973)
  27. Si të vdiset (1972)
  28. Moja luda glava (1971)
  29. Umir krvi (1971)
  30. Prva ljubav (1970)
  31. The Last Rampage (1970)
  32. Kondori (1970)
  33. Wolf of Prokletije (1968)


Kinematografia bashkëkohore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kinematografia e kohës së fundit në Kosovë veçohet me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe festivalet filmike, në veçanti DokuFest dhe PriFest. Në këtë periudhë gjithashtu theksohet thyerja e barrierës kombëtare dhe përfshirja e filmave kosovarë në festivale të ndryshme filmike. Filma që patën pranim të mirë në rrafshin internacional janë Shok, Babai, Shqiptari etj. Përkundër numrit relativisht të vogël të popullsisë, Kosova ka prodhuar artistë të mëdhenj me famë botërore, ka fituar rreth 200 çmime nga festivalet ndërkombëtare, duke arritur kulmin e suksesit në vitin 2015, kur  filmi i shkurtër “Shok”, hyri në listën e ngushtë për nominim në Oscars në kategorinë “Best Live Action Short Film”. Filmat, që kanë marrë më së shumti çmime janë: “Agnus Dei” nga Agim Sopi, “Ballkoni”, “Burrnesha”, “Kolona”, “Tri Dritare dhe një Varje”, “Heroi”, “Babai” dhe “Bota”. Ndërsa, sukses të jashtëzakonshëm ka pasur edhe filmi i shkurtër “Shok”, i cili pati premierën në mars të vitit 2015 në Aspen Shortsfest, si pjesë e konkurrencës zyrtare, nga i cili festival doli me 3 çmime dhe pastaj vazhdoi shfaqjen në shumë festivale, për të hyrë më pas në listën e ngushtë për nominim në Oscars në kategorinë “Best Live Action Short Film”.

Shok[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shok është një film shqip i zhanrit dramë me skenarist dhe regjisor Jamie Donoughue. Filmi ka të bëjë me miqësinë mes dy shokëve gjatë luftës së Kosovës. Shok dallohet si filmi i parë Kosovar i nominuar për çmimin Oskar në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtë.[5] Filmi është një produksion i përbashkët mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, prodhuar nga Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, me përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Revista Indiewire parashikoi filmin Shok si fitues të çmimit Oskar në kategorinë përkatëse. [6]

Në çmimet Oskar, Shok humbi ndaj produksionit irlandez Stutterer. [7]

Regjisori i filmit, Jamie Donoughoue, shkroi Shok duke u bazuar në ngjarje të verteta në Luftën e Kosovës gjatë viteve të ’90-ta. Vëmendja që mori me filmin Shok i mundësoi Donoughoue marrëveshje për një dramë televizive në SHBA. [8]

Kasti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kasti i filmit perbehet nga:

  • Lum Veseli – Petriti
  • Andi Bajgora – Oki
  • Melihate Qena – Gjyshja
  • Luan Kryeziu – Gjyshi
  • Eshref Durmishi – Dragan
  • Astrit Kabashi – Kapiteni Arkan
  • Xhevdet Jashari - Borislav

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/933/031ff544-44f1-47b6-af3f-c029cbdfbb4c.pdf?sequence=3&isAllowed=y[lidhje e thyer]
  2. ^ http://kosovoabc.com/kultura/. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  3. ^ http://kosovoabc.com/
  4. ^ http://www.imdb.com/company/co0035224/
  5. ^ http://oscar.go.com/news/nominations/oscar-nominations-2016-the-complete-list-of-nominees
  6. ^ http://www.indiewire.com/2016/02/2016-oscar-predictions-short-film-categories-65794/
  7. ^ http://oscar.go.com/news/winners/oscar-winners-2016-see-the-complete-list
  8. ^ https://www.theguardian.com/film/2016/feb/25/oscars-2016-documentary-short-path-to-success