Sholla Fillore "Musa Zajmi"
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lloji | Public |
---|---|
Themelimi | 1923-1943 |
Studentë | 1192 |
Location |
Shkolla fillore "Musa Zajmi" në Gjilan u emërua sipas sipas heroit të luftës Nacional Çlirimtare Musa Zajmi (1923 - 1943) nga Gjilani. Kjo shkollë ka 1192 nxënës të shpërndarë në 51 paralele si dhe 5 paralele të edukimit parashkollor me 87 fëmijë që do të thotë 27 paralele të mësimit klasor dhe 24 paralele të mësimit lëndor.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1957, toka ku duhej të ngritej shkolla fillore “Musa Zajmi” ju morë Selim Dedës në një siperfaqe prej 53 ari dhe jo vetëm që nuk iu kompenzua por edhe politika diskriminuese e detyruan që ta braktisë Gjilanin dhe atdheun e të emigrojë për në Turqi. Shkolla u ndërtua me punë të obligueshme nga qytetarët – punë angari.
Faza e parë e kësaj shkolle u aftësua ta fillojë punën në vitin 1959,kurse paralelisht nuk u ndërpre puna për ngritjen e pjesës së dytë e cila përfundoi në vitin 1962. Deri në vitin 1962 shkolla quhej “Druga osnovna shkolla u Gnjilanu” (Shkolla e dytë tetvjeçare në Gjilan). Në këtë vit, duke i falenderuar këmbëngultësisë së mësuesve të asaj kohe,veçanërisht mësuesit Hysen Selimi shkolla e mori emrin Musa Zajmi.
Në vitin 1973 u kry puna rreth ngritjes së objektit të tretë të Shkollës fillore e cila u quajt “Selami Hallaçi”. Në këtë vit u nda kolektivi dhe nxënësit e shkollës fillore “Musa Zajmi” për të kaluar në shkollën e tretë në atë “Selami Hallaçi”. Megjithatë gjatë gjithë kohës Shkolla fillore “Musa Zajmi”, tregoi rezultate të shkëqyeshme në ngritjen e vlerave dhe kualiteteve të mësimdhënies dhe të kapjes së sukseseve edukativo - arsimore. Përkundër vështërsive të natyrës teknike, dhe asaj politike, rregullisht ishte në trysni sepse këtu kishte specifika tjera nga se në këtë shkollë gravitonin ose mësimin e përcillnin nxënësit e të gjitha etniteteve si shqiptarët, serbët, turqit, romët dhe mësimi zhvillohej në këto tri gjuhë.
Paralelet me mësim në gjuhën serbe, romët i përdornin vetëm sa për ta plotësuar numrin e klasëve të veta sepse nuk kishte mjaftë nxënës serb. Romët ishin të diskriminuar dhe përdoreshin për t’ua ruajtur paralelet serbe ose për t’ua ruajtur vendet e punës punëtorëve serbë.
Paralelet turke – thuaj ishin paralele politike, një fasadë për t’u reklamuar kinse në Jugosllavi respektoheshin të drejtat e pakicave, përndryshe këto paralele gjithmonë kanë qenë të manipuluara dhe numri i nxënsëve ka qenë nën minimumin e lejuar.
Në vitin 1981 kur shkolla iu nënshtrua diktatit dhe presionit ndaj një numri të konsideruar të punëtorëve.
Vështërsitë më të mëdha e më të theksuara u shfaqën që nga viti 1989, kur u suprimua Autonomia e Kosovës.
Në vitin 1990, si në shumë shkolla të Kosovës, edhe në shkollën fillore “Musa Zajmi” u hudh helmi toksik nga pësuan 16 vajza. Punëtorët e mësimit në gjuhën serbe kaluan sëbashku me nxënës në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq”.
Shkolla fillore “M.Zajmi” mbeti shkollë turke (me numër nën minimum të nxënësve) me drejtor turke. Në ditët që pasuan, nxënësit shqiptarë u nxorrën nga objekti i tyre shkollor ku kishin mësuar që nga fillimi,ndërsa arsimtarët shqiptar u hoqën nga lista e pagave. Mësimi filloi të mbahej nëpër shtëpi private.
Më vonë pas lirimit të lokaleve shkollore, sipas një marrëveshje, nxënësit u kthyen në lokalet shkollore por të stërngarkuar sepse në shkollën fillore “Musa Zajmi” u ra të punonin këto shkolla: Shkolla fillore “Thimi Miko”, Shkolla e mesme teknike,Shkolla e bujqësisë dhe Shkolla e mesme e mjeksisë. Për të pasur mundësi që të gjitha këto shkolla, ta kenë hapësirën kohore dhe vendore, punohej shtatë ditë me orarë të shkurtuar deri në 20 minuta.
Me fillimin e luftës,në mes forcave okupuese sërbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,mësimi u ndërpre fare, por edhe kujdesi për ruajtjen e objektit të shkollës u zbe dhe u pamundësua sepse u ndërpre çdo lëvizje e lirë e qytetarëve.
Me mbarimin e luftës,shkolla u gjet rrëmujë dhe ishte e minuar nga forcat serbe. Me futjen e UÇK-ës në Gjilan,u kërkua ndihma për deminimi e shkollës.
Në këtë shkollë, pas luftës, janë realizuar shumë projekte të cilat janë ndihmuar nga donacione të ndryshme si nga IRC-ja,Mercy Corps-i, KFOR-i turk,USAID,Banka Botërore,Kuvendi Komunal, “Morava e Binçës”,Kombinati i Duhanit, NI “Çeliku” dhe donatorë të shumtë privatë të cilët mbesin të falenderuar.
Programi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkollën fillore "Musa Zajmi" mësimi zhvillohet në dy ndërrime,ndërsa orët mësimore zgjasin 45min. Me numrin aktual të nxënësve shfrytëzohet e tërë hapsira.
Kuadri arsimor i mësimit klasor është 100% i kualifikuar kurse ai i mësimit lëndor është 96%. Shkolla i ka të hartuara planet dhe programet zhvillimore të saj,të cilat janë mjaft ambicioze, por që realizimi i tyre varet nga të tjerët sepse buxheti nuk është i mjaftueshëm për të realizuar këto projekte.
Aktivitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përgatitja e programeve festive me rastin e festave...
Lista e drejtorve të suksesshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Partneriteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bëhet një bashkëpunim sporadik përmes Institutit Lindja – Perëndim mes disa shkollave fillore të Gjilanit – Republika e Kosovës,Kumanovës - Republika e Maqedonisë dhe Tergovishtes e Preshevës – Republika e Serbisë.
- Binjakëzimi me ndonjë shkollë të BE-së.
- Kemi filluar procedurat e Vëllazërimi të shkollës sonë me Shkollën fillore nga Brusa e Republikës së Turqisë.