Shpella Tigër në Saluvankupam
Shpella Tigër është një Kompleks tempullor hindu i skalitur në shkëmb i vendosur në fshatin Saluvankuppam pranë Mahabalipuramit në Tamil Nadu të Indisë. Ajo e ka marrë emrin e saj nga skalitjet e kokave të tigrit në hyrjen e një shpelle që bën pjesë në kompleks. Shpella Tigër është konsideruar si një nga tempujt shpellorë të Mahabalipuramit të ndërtuar nga Dinastia Pallava në shekullin e VIII. Ajo është pjesë e Grupit të Monumenteve në Mahabalipura që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Siti është i vendosur në bregun e gjirit të Bengalit dhe është një destinacion turistik mjaft popullor. Tempulli shpellor mirëmbahet dhe administrohet nga Archaeological Survey of India (ASI). Zbulimi i një mbishkrimi në një shkëmb pranë Shpellës Tigër në vitin 2005 çoi në zbulimin e Tempullit Subrahmanya që i përkiste Periudhës Sangam në afërsi.
Galeri Imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Shkëmbi pranë Shpellës Tigër. Zbulimi i një mbishkrimi në një nga to çoi në zbulimin e Tempullit Subrahmanya
-
Reliev ne kompleksin e Shpellës Tigër
-
Shpella Tigër pas Cunamit të vitit 2004
-
Shpella Tigër e rrethuar nga uji pas cunamit të vitit 2004
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Grupi i monumenteve në Mahabalipuram
- Tempujt shpellorë të Mahabalipuramit
- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Dravidiane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Swahilya (5 janar 2007). "Visit Tiger's Cave for a quiet weekend getaway". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2007. Marrë më 30 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)