Jump to content

Shpella e piratëve (roman)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shpella e piratëve (roman) PETRO MARKO)
Skeda:Shpella e piratëve (roman).JPG

Shpella e piratëve është romani i shkrimtarit shqiptar Petro Marko botuar për herë të parë më 1964 në Tiranë.

Narrativa zhvillohet në krahinën e Bregut, në viset ku kish lindur autori dhe trajton eksplorimin që një grup fëmijësh i bën shpellës në brigjet e Jaliskarit të fshatit Dhërmi[1].

Përmbajtja e romanit është shpërndarë në pesë pjesë. Pjesa e parë ka dy tituj "Tregimi i Niko Dabos" dhe "Përleshja me peshkaqenin". Ndërsa pjesa e dytë mbanë titujt "Zbulimi i një fshehtësie shekullore", "Gjonbaba! Gjonbaba!" dhe "Lolua - Gjonbaba!. Në pjesen e tretë paraqiten titujt "Përgatitja", "Në sulm për futje në shpellë", "Në detin e shpellës" dhe "Viti 999!". Pjesa e katërt fillon me titullin "Emri i Rusman El Namsurit" vazhdon me "Gjonbiri" dhe përfundon me titullin "Gjonipi". Pjesa pestë dhe e fundit, ka pesë tituj. Fillon me titullin "Kthimi i humbjes", vazhdon me "Lundërthyes në skëterrë!", "Zbulime tjera", "Zëri i jetës" dhe përfundon me "Në krye Delfini i pionierëve!".

Ky liber flet per disa femije te cilet marrin informacione rreth kesaj shpelle.Ata vendosin te shkojne ne shpelle dhe menyra e vetme eshte me ndihmen e peshkatarit Niko Dabo. Ai i ndihmon femijet te bejne nje varke per te shkuar atje.Femijet shkojne dhe atje zbulojne shume gjera per historine e shpelles dhe banoret qe kane jetuar atje. Femijet ndihen zbulues dhe arkeologe per nje moment. Gezimi i tyre te linte pa fjale. Femijet largohen nga shpella me shpresen se do te vinin serish . Kur ata dalin varka e tyre nuk ishte me aty. Ata ndezin nje zjarr te madh .Me pas te afermit vijne ti shpëtojnë. Dhe ne fund ata ndiheshin krenar qe ishin te paret qe ishin hyre ne shpelle.

  1. ^ Rudina, Alimerko (2014). ""Letërsia për fëmijë" (disertacion)" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 26 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)