Jump to content

Shqiptarët të vendosur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqiptarët të vendosur (malazisht: Albanci odlučno, Албанци одлучнo) është një aleancë politike shqiptareMal të Zi.

Aleanca u formua nga tre parti shqiptare në Mal të Zi: Alternativa Shqiptare (ASH), Forca e Re Demokratike (FORCA) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 në Mal të Zi.[1][2]

Genci Nimanbegu (FORCA) udhëhoqi këtë listë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të tetorit të 2016-ës.[3] Në këto zgjedhje koalicioni fitoi 4,854 vota, ose 1,27% të votave të përgjitshme, duke siguruar kështu 1 deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

Pas zgjedhjeve, koalicioni "Shqiptarët të Vendosur" hyri në koalicion pas zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratët, Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Qytetare Kroate për të formuar qeverinë e re të Malit të Zi në krye me Dushko Markoviqin. Në kabinetin e kryeministrit Markoviq merr pjesë dhe anëtari i koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka, i cili do të ushtrojë funksionin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave.[4]

Anëtarët e koalicionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Albanske partije zajedno na izborima u Crnoj Gori Arkivuar 26 tetor 2016 tek Wayback Machine Vijesti, 21 shtator 2016
  2. ^ Izbori: ALBANCI U TRI KOLONE Ul-info, 18 shtator 2016
  3. ^ "Albanci odlučni" u ponedjeljak predaju izbornu listu Arkivuar 11 tetor 2016 tek Wayback Machine Vijesti, 18 shtator 2016
  4. ^ Qeveria e re: ZENKA MINISTËR PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE PAKICAVE 3 dhjetor 2016