Jump to content

Shtëpia - kullë e Sahit Agës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtëpia - kullë e Sahit Agës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaKufcë e Poshtme, Gjilan, Kosovë
NdërtuarFillimi i shek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3144

Shtëpia - kullë e Sahit Agës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kufcë e Poshtme, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Historiku dhe përshkrimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Objekti që në Rajonin e Gjilanit njihet si Kulla e Sahit Agës nuk është kullë tipike, por si duket është emërtuar si i tillë për shkak se në kohën kur është ndërtuar ka qenë ndër objektet më të mëdha në këtë trevë. I gëlqerosur me të bardhen, dallohej që larg. Përndryshe, objekti i takon tipit të shtëpive qytetare me ballkon, duke qenë njëkohësisht një ndërtim masive për kohën. Një ndërtim të tillë që në kohën e Turqisë ka mundur ta financojë vetëm ndonjë i kamur, e i tillë ishte Sahit Aga. Sot, një lagje e tërë në Gjilan mban emërtimin Lagjja e Zabelit te Sahit Agës.

Ndërtesa është me mure të trasha reth 0.80 m me bazë prej gurësh, sikundër me gurë janë të gjitha muret e përdhesit duke përdorur për materialin lidhës llaçin prej gëlqerje. Muret e katit janë bërë me tulla dhe llaç gëlqerje. Në objekt hyhet nga lindja nëpërmjet sy shkallëve dhe një pushimoreje drejt në korridorin e gjerë, i cili komunikon me tri dyer hyrëse në katër dhoma. Në të vërtet, në anën e djathtë të të korridorit dhoma e madhe ka një derë komunikuese me dhomën e vogël. Ndërsa, dy dhomat në të djathtë kanë dyerte tyre të veçanta. Si ne përdhes, si në kat, nndodhen nga katër dhoma, dy të mëdha dhe dy të vogla. Po kështu edhe në kat ka vetëm tri dyer komunikuese me dhomat sepse edhe atje njëra dhomë komunikon drejtpërdrjet me dhomën më të vogël me një derë nga brenda .Dhomat e mëdha kanë nga tri dritare , ndërsa të voglat nga një .Katet komunikojnë me shkallë të brendshme prej druri të vendosura në fund të korridorit të përdhesit. Korridori i katit përfundon me një ballkon të dritësuar nga dritare në tërë sipërfaqen e tij ballore. Objekti ka kulm katër ujës, i mbuluar me tjegulla. Duket se ka nevojë për ndërhyrjes se ka filluar të pikojë. Por, problem në vete paraqet djegia e dhomës së madhe të përdhesit që më vonë qe përdorur për kuzhinë. Por ky rast, si një sondë, na ka njohur me dyshemenë e katit, e cila përpos dërrasave e trarëve, ndërmjet listelave ka edhe zhavorr. Mjeshtri thonë se zhavorri në dyshemetë e kateve është përdorur për ta larguara lagështin e mundshme, një tip termo-izoluesi. Dysheme të këtilla nuk janë hasur në shtëpitë e tjera.

Objekti ka nevojë për renovim dhe intervenim në kulm.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.