Shtigjet skitare në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rugova - 2013
Brezovica

Skitaria (skijimi) dhe turizmi dimëror në Kosovë ka një traditë relativisht të zhvilluar. Fillet e skijimit datojnë që nga viti 1928 e këtej, por që megjithatë, ato kishin mbetur vetëm në nivele individuale e të paorganizuara. Ndërkaq, dekadave dhe viteve të fundit, në disa pjesë të Kosovës, ka pasur një hov zhvillimi në sektorin e turizmit malor, si në: Brezovicë (Malet e Sharrit), Bogë - Rugovë (Pejë), Prevallë (Prizren), Brod (Sharr) dhe Bajgorë (Mitrovicë), ku edhe janë ndërtuar disa qendra rekreative dimërore bashkë me shtigje të veçanta për skijim. [1]

Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemura)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Alpet Shqiptare

Rajoni i Rugovës i ka shtigjet më cilësore për skijim. Natën këtu u organizuan edhe garat e para të Kosovës që janë me rendësi të madhe për këtë sport.

Qendrat më të njohura të Alpeve Shqiptare janë : Bogët, Hajla, Rusolia, Shtedimi, Bjeshkët e Strellcit, Koprivniku, Bjeshkët e Lumbardhit, Rrasa e Zogut, Gjeravica, Maja e Rupes, Neqinati, etj., që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2656 metra.

Qendra Skitare në Bogë - Këtu lindi skitaria e Kosovës, tani në këtë Qendër është i montuar një skilift me gjatësi deri në 1000 metra dhe ka objekte të ngritura për vendosjen dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare. [2] [3]

Pista më e zhvilluar e skijimit gjendet në Boge por ka pista shumë të favorshme edhe në vendet e tjera, p.sh. në Stankaj. Në Bogë ndodhen edhe dy shkolla skijimi "Dardania" dhe "Ke Luani".[4] [5]

Bjeshkët e Sharrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Bjeshkët e Sharrit

Në Bjeshkët e Sharrit, ekzistojnë këto rajone të shijimit : Brezovica, Livadhet Mbretërore, Skarpa, Radesha, Restelica, Lybeteni, Piribegu, Maja e zezë, etj, që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.

Qendra skitare në Brezovicë, është qendra kryesore e shijimit në Kosovë dhe ka 9 shtigje skitare me 9 skilifte dhe teleferikë, me hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madh pjesëmarrësish për gara të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare. [6] [7] [8]

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Shala e Bajgorës

Edhe Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë. Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe Moteli “Dodona” me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive.

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas ekspertëve ndërkombëtar J. Iten dhe M. Rey, të cilët analizuan dhe vërtetuan se nga 25 masive malore të ish-Jugosllavisë shuma e denivelacionit të shtigjeve të skijimit arrin 365.462 metra, prej të cilave 105.950 metra ose 28,98 % gjinden në Bjeshket e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemura) dhe 103.770 metra ose 28,38 % gjinden në Bjeshkët e Sharrit, ndërsa 155.922 metra ose 42,64 % gjinden në të gjitha masivet malore të ish-Jugosllavise. [9]

Prandaj, Bjeshket e Alpeve Shqiptare, Malet e Sharrit dhe Shala e Bajgorës, kanë shtigje cilësore për skijim si dhe për organizim të garave kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse gjatësia e këtyre shtigjeve mund të arrij deri në 5000 metra.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.albinfo.ch/turizmi-dimeror-ne-kosove-nje-tradite-qe-po-ringjallet/
  2. ^ http://www.albinfo.ch/boga-aty-ku-bora-merr-fryme-shqip/
  3. ^ http://www.sportrks.com/index.aspx?SID=38&LID=2&ACatID=37&AID=1012
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 16 dhjetor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 31 dhjetor 2017. Marrë më 16 dhjetor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Brezovica Ski Resort". viewkosova.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2014-03-06. Marrë më 2014-03-02. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ http://www.balkaninsight.com/en/article/french-company-signs-490-mn-investment-deal-for-brezovica-ski-resort
  8. ^ https://www.nytimes.com/2016/02/28/travel/kosovo-ski-holidays.html?_r=0
  9. ^ http://fs-kos.com/per-ne/