Shtrembërimi njohës
Shtrembërimet njohëse i njohur edhe si shtrembërime konjiktive janë modele mendimi të tepruara ose të paarsyeshme që mendohet se vijojnë pandalshmërisht efektet e gjendjeve psikopatologjike, sidomos depresionit dhe ankthit. Psikiatri Aaron Beck hodhi themelet për studimin e këtyre shtrembërimeve, dhe studenti i tij David D. Burns vijoi studimet mbi këtë tematikë. Libri i Burnsit The Feeling Good Handbook[1] (1989) përshkruan këto kallëpe mendore dhe se si mund të zhduken.
Shtrembërimet njohëse janë mendime për të cilat terapistët konjiktivë besojnë se u shkaktojnë individëve perceptime të pasakta të realitetit. Këto kallëpe mendore thuhet shpesh se përforcojnë mendimet dhe ndjenjat negative.[2] Shtrembërimet njohëse priren të ndërhyjnë në mënyrën se si një person e percepton një ndodhi. Sepse mënyra se si një person ndjehet ndërhyn tek mënyra se si mund të mendojë, këto shtrembërime konjiktive mund të mëkojnë ndjesitë negative dhe shtyjnë një individ të ndikuar nga shtrembërimet konjiktive drejt një perceptimi negativ të realitetit dhe si rrjedhim drejt një gjendjeje mendore depresive e në angështi.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Burns, David D. (1989). The Feeling Good Handbook: Using the New Mood Therapy in Everyday Life. New York: W. Morrow. ISBN 0-688-01745-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Grohol, John (2009). "15 Common Cognitive Distortions". PsychCentral. Arkivuar nga origjinali më 2009-07-07.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)