Justin Martiri
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Justin Martiri ose Justini i Çezaresë lindi në vitin 100 në Flavia Neapolis, Bregu Perëndimor dhe vdiq në Romë në vitin 165. Shën Justini ishte filozof, mbrojtës i krishterimit dhe dëshmor i krishterimit. Kisha katolike romake e nderon atë si shenjtor dhe e ka renditur atë midis Etërve të kishës, ai nderohet poashtu si shenjtor edhe nga Kisha ortodokse. Shkrimet e tij më të njohura janë “Apologjia e parë e të krishterëve” dhe “Apologjia e dytë e të krishterëve” që e kanë bërë atë një nga mbrojtësit e parë të mendimit të krishterë. Dita e tij përkujtimore është 1 qershori.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shën Justini martir, lindi në fillim të shekullit II. në Flavia Neapolis (sot Nablus në Palestinë, Sihemi i vjetër), në Samari, nga një familje me prejardhje romake. Lindi rreth kohës kur martirizohej shën Injaci. Justini ishte pagan. Fenë e krishterë e pranoi në moshë të pjekur. Në kohën e tij filozofet në Romë kishin të drejtat e mëdha qytetare dhe ishin të privilegjuar. Ashtu edhe Justini merr rrugën për në Romë dhe aty hap një shkollë filozofike. Në këtë mënyrë sa më tepër që vinin njerëz nga bota greke, Roma pushtohej me kulturën helenistike dhe religjione orientale. Panteoni mbushej me hyjni të ndryshme. Ndërkaq filozofet zgjonin kurreshtje tek njerëzit.
Romakët kishin një specifikë: bashkonin hyjni të shumta sikurse të pasurit që i grumbullojnë skulpturat e ndryshme anembanë botës. Kjo ishte praktikë romake. Historia u bë komike në Romë dhe për fat të keq kjo histori zhvillohej në një herezi tëjet të madhe. Mendimtarët e drejtë së shpejti lodhen në këto rrethana të jetës. Në vete ndiejnë zbrazëti dhe ashtu fillojnë të interesohen për gjëra të reja. Kështu në këto rrethana edhe feja e krishterë filloi të jetë mjaft tërheqëse. Filozofia e saj hap pas hapi, dalngadalë i afronte njerëzit kah pragu i fesë. Ashtu edhe Justini deri tek pragu i fesë arritit nëpërmes filozofisë.
Kur Justini kthehet në fenë e krishterë, krishterimi ishte në vlimin e plotë, sepse kishte profet të rrejshëm, shkolla të ndryshme. Ato ishin bashkësi të vogla, por ishin shumë dhe në të gjitha këto vështirë ishte të njihej edhe Kisha Katolike e Krishtit.
Justini pati fat të kthehet në fenë e krishterë pikërisht atëherë kur ende ishin gjallë njerëzit të cilët i kishin njohur Pjetrin e Palin, ndërsa në Efez takohej me ata që e kishin njohur dhe dëgjuar Gjonin. Justini, pra, ishte afër trungut, burimeve të pastra fetare, të krishtëra. Justini u martirizua në vitin 166. Përkujtimin e tij e festojmë më 1 qershor.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Justini shkruan dy Apologji, të cilat janë mjaft të njohura. Njëra është ajo që ia drejton Antoninit dhe tjetra Dialogu me Trifonin.[1] Këto dy vepra e reflektojnë organizimin e Kishës në atë kohë.
Apologjia e parë ishte shkruar rreth vitit 155 dhe ishte e përbërë prej dy pjesëve. Në pjesën e parë Justini kundershtonte paganet për akuzat që ata ua bënin të krishterëve (kapitulli 1-12). Paganet thonin se të krishterët janë ateistë, sepse nuk i nderojnë zotat e tyre, ndersa Justini ju përgjigjet: “Të krishterët vërtetë nuk i nderojnë zotat që janë fantazmë e njerzëve, por kjo nuk do të thotë se janë ateistë, sepse ata e nderojnë Zotin e vërtetë.” Në pjesën e dyte autori sqaron përmbajtjen e mësimit të krishterë dhe dëshmon për besimin dhe hyninë e Jezu Krishtit, përkatësisht se Jezu Krishti është Zot i vërtetë (kapitulli 30-53)
Për sakramentet e hyrjes në bashkësi të krihsterë shkruan në kapitujt 61-67. Ndërsa në kapitullin 68. thotë: Që mos t`i denojnë njerëzit e pafaj vetëm se janë të krishterë.
Justini mendon se të krishterët denohen vetëm e vetëm pse njerëzit nuk i njohin mirë. Po t`i njihnin mirë ata dhe fenë e tyre, të krishterët nuk do të pësonin salvime dhe keqtrajtime të shumta deri edhe me vdekje. Ai i jep rëndësi mësimit mbi fenë, traditën dhe Shkrimin shenjt. Apologjia e dytë është plotësim i së parës. Arsyeja e këtij shkrimi ishte Urbiku i Romës. Ky ishte prefekt i qytetit të Romës, i cili i gjykon për vdekje tre të krishterë vetëm e vetëm pse e dëshmojnë fenë.
Justini ia tërheq vërejtjen Urbikut për krimet që iu bënë të krishterëve. Ai thotë: salvimi vjen nga demonet të cilët e urrejnë të vërtetën. Kjo është vepër djallëzore. Pjesa kryesore flet për rrymat kryesore filozofike siç është stoicizmi dhe platonizmi. Justini lartëson në këtë kontekst krishterimin mbi të gjitha filozofitë e tilla.
Dialogu që bën me Trifonin hebre, është vepër e gjërë e Justinit. Ky polemizon me jehudëve. Jehudët mendojnë se jahudizmi është keqëtrajtuar, ndersa Justini thotë se jahudizmi nuk është keqtrajtuar, por është i mangët me mospranimin e Jezu Krishtit si Mesi, të cilin e paralajmëruan profetet.
Justini në mësimet e veta dëshiron të zberthejë të vërtetën, e cila mbron të krishterët. Flet për Logosin por nuk e sqaron kjart sikurse e sqaroi Filoni. Justini thotë: Logosi hyjnor u mishërua në Jezu Krishtin dhe na shpalli të vërtetën e plotë. Më tutje shton se çdo njeri si qenie racionale participon në një mënyrë në Logosin hyjnor, i cili ka në vete një pjesë të tij. Duke iu falënderuar këtij participimi, mund të vijmë deri tek e vërteta. Për fund mund të thuhet se të krishterët duhet ta dëshmojnë Zotin me jetë, ndërsa Kisha me sinqeritet të bëjë dialog me botën. Justini kërkonte që bota të jetë reale ndaj Kishës, ta nderojë atë, sepse besimtarët e saj nuk janë më pak njerëz dhe si të krishterë edhe ata duhet të jenë të nderuar dhe të pranuar.[2]
Vlerësim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Justini në mbrojtjen e tij të fesë kundër gnostikëve, parashtronte interpretimin grek të Logosit (dritë = arsye, kurse në botëkuptimin hebre dritë = zbulim). Sipas tij çdokush e ka këtë dritë, por kjo varet nga interpretimi i rreshtit te ungjilli sipas Gjonit (1,9): Drita e vërtetë, që shndrit çdo njeri, erdhi në botë. ose: (Ai, Fjala, është drita e vërtetë). Ai erdhi në botë për t’ua dhënë këtë dritë njerëzve. Gnostikët besonin se çdokush kishte një shkëndijë (grimë) hyjnore, prandaj Justini dëshironte ta përdorte këtë nocion në mbrojtjen e tij të fesë.
Për shkak të ngatërrimit të tij në polemikë me gnostikët, ai ishte një apologjet shumë i interesuar për trupëzimin. Për këtë shkak la jashtë kujdesit të teologjisë së tij rëndësinë e vdekjes pajtuese të Jezusit. Kjo krijoi një precedent të rrezikshëm, i cili më vonë u fut në teologjinë sakramentale. Ndërsa pa trupëzimin e Krishtit, vdekja e tij pajtuese në vendin tonë do të ishte e pamundshme, themelimi i shëlbimit tonë është ekskluzivisht vdekja e tij që ka shlyer mëkatet tona.
Mësimi i Justinit për Trininë është afërt me modalizmin. Sipas tij, Trinia nuk ka ekzistuar gjithmonë në formën e tij të tanishme: fjala «logos» do të thotë arsye hyjnore, ndërsa fjala «bir» ka të bëjë vetëm me rolin e Logosit në krijim dhe zbulim. Në Shkrimet e tij Shpirti i shenjtë është konsideruar me shumë vështirësi si person.
Mbrojtja e fesë duke përdorur terminologjinë e gnostikëve ose të judaizantëve rrezikon të krijojë një herezi të re, në qoftë se nuk merret parasysh konteksti i parë i debatit.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përkthimet e shkrimeve të Justin dëshmorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Apologjia e Parë. Libraria eterore e klasikëve të krishterë.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Apologjia e Dytë. Libraria eterore e klasikëve të krishterë.
- Stampa:Gr, fr Dialog me hebreun Trifon, botim kritik nga Philippe Bobichon
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Dialog me hebreun Trifon. Libraria eterore e klasikëve të krishterë.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Justini filozof dëshmor dhe ata me të në Romë. Kisha ortodokse në Amerikë.
- ^ Bobichon, Philippe. Dialogu me Trifonin /Dialogue avec Tryphon, édition critique. Editions universitaires de Fribourg.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Philippe Bobichon, "Filiation divine du Christ et filiation divine des chrétiens dans les écrits de Justin Martyr" in P. de Navascués Benlloch, M. Crespo Losada, A. Sáez Gutiérrez (dir.), Filiación. Cultura pagana, religión de Israel, orígenes del cristianismo, vol. III, Madrid,2011, pp. 337-378