Shën Nina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shën Nina ndriçuesja e Gjeorgjisë lindi rreth vitit 280 në Kapadokia në qendër të Azisë së Vogël. Ishte fëmija e vetme e Suzanës, motrës së kryebariut të Jerusalemit dhe një të afërmi, ka mundësi, të Shën Gjergjit (23 prill), d.m.th. të Stratilatit (kryegjeneralit) të lavdëruar Zavulonit, që kishte tërhequr në njohje të Perëndisë frankët, të cilët i kishte mundur.

Mrekullitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja erdhi në Palestinë, ku Zavuloni u bë eremit, Suzana iu dedikua veprave mirëbërëse dhe Nina (ose Nino) dymbëdhjetë vjeçare u dorëzua tek një plakë shpresëtare. Vajza aspiroi të gjente petkun e paqepur të Zotit, i cili kishte përfunduar në Iviri, në jug të Kaukazit, atëherë pa në ëndërr Hyjlindësen, mbrojtësen e saj që këtej e tutje, ta dërgojë si misionare atje dhe t’i japë në dorë një kryq, që kur u zgjua e mbante në dorë (ekziston ende)! Me bekimin e xhaxhait të saj, Patrikut, u nis. Iu shmang martirizimit që hoqën nxënëset dhe bashkudhëtarët e saj, shën Ripsimia dhe Gajana (30 shtator), dhe mbërriti (319) në Mketa, kryeqytet i Ivirit, ku mbretëronin Mirjani dhe Nana, më pas shenjtorë (1 tetor). U bë e famshme menjëherë për hir të asketizmit, predikimeve dhe mrekullive të ndryshme të saj. Kur Mirjani me popullin u sakrifikonin idhujve, ajo u lut dhe idhujt u përmbysën. Më pas shëroi princa, si edhe Nanën që besoi dhe Mirjanin, që ishte verbuar (6.5.319) si apostull Pavli (29 qershor). U kthye dhe ai né Krishterim dhe kështu më 324 besimi i vërtetë mbizotëroi në vendin që u quajt Gjeorgji për nder të shën Gjergjit. Atëherë u zbulua ku ishte mbuluar petku i Zotit. Mbreti u lut dhe Konstandini i Madh (21 maj) dërgoi për një farë kohe shën Efstathin e Antiokisë (21 shkurt), që stabilizoi besimin. E barabartë me apostujt Nina predikoi dhe në zona malore, dhe u vendos në Kaketi (Gjeorgjia Lindore) e cila u kristianizua. Paranjohu fundin e saj (14.1.335). U varros nga kryepeshkopi i atëhershëm, Joani, që kishte ardhur me Mirjanin dhe u varros atje, pasi lipsani nuk transportohej kur përpiqeshin që ta merrnin për në Mketa!