Jump to content

Silke Blumbach

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Silke Blumbach e njohur në shqip si Lirie Blumbahu lind më 13 dhjetor 1970 në Göttingen të Gjermanisë në një familje të arsimuar. Nga mosha e re fëmijërore i pëlqeu të shkruaj poezi. Ajo shpejt mësoi gjuhën shqipe dhe me mjeshtrinë e saj prej vargu dëpërtoi dhe u bë shpejt e njohur si poete në gjuhën shqipe. Në Gjermani është anëtare aktive e shoqatës letrare LitOff (Ofansiva letrare) në Heidelberg dhe është antare e Lidhjes së Shkrimtarëve në Shqipëri. Boton tregime dhe poezi në antologji e revista

Sipas Shaban Cakollit e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër me poezi në anglisht, veç në gjuhën shqipe krijimtaria e saj u botua edhe në gjuhët rumune, boshnjake, indoneze, kineze, frënge, spanjolle, gjeorgjisht, hungarisht etj. Krijimtaria e saj u botua në shumë revista e gazeta letrare në Europë, në Shqipëri e Kosovë. Silke jeton në Berlin e lidhur fort me viset shqiptare ku është shpesh e pranishme. Silke Blumbach ka dashuri shpirtërore për njerëzimin, shkruan nga zemra dhe është shpërblyar disa herë për krijimtarinë e saj. Ajo ka punuar në Kosovë e jetuar në Shqipëri.

Si e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër me poezi në anglisht.

  1. • Dyzet vdekje në Sarandë, Tiranë 1999
  2. • Karavela e fundosur, Tetovë 2002
  3. • Lumi që rrjedh drejt burimit, Tetovë 2007
  4. • Ditari i një kthimi, Tiranë 2010
  5. • Beyond the Bows of the Heart, SHBA 2012

Silke është e nderuar edhe me disa çmime tjera:

  • 2001 - Çmimi Qiriri i Naimit nga Festivali i poezisë Ditët e Naimit, Tetovë,
  • 2003 - Çmimi Flaka e janarit , Gjilan, Kosovë
  • 2005 - Çmimi i krijimtarisë Naji NaamanLiban.