Jump to content

Sistemi hematopoetik dhe shtatëzania

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Duke parë formulimin materiali mund të jetë i kopjuar nga ndonjë tekst shkollor.

Sistemi hemapoetik I nënshtrohet ndryshimeve fiziologjike të cilat shfaqen në shtatëzani . Shkakëtar janë ndryshimet që shfaqën në sistemin endokrin, në sistemin kardiovaskular si dhe ndryshimet që shfaqen në metabolizëm. Ndryshimet qenësore të cilat ndodhin në sistemin hematopoetik janë rritja e volumit të plazmës si dhe rritja e elementeve qelizore.

Fiziologjia e përbërësve të gjakut në shtatëzani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtatëzania shfaqet me ndryshime fiziologjike në sistemin hematopoetik . Për shkak të rritjes së vëllimit të hapësirës intravaskulare në shtatëzani rritet tolerance ndaj gjakëderdhjes.Dihet se në shtatëzani egziston rreziku për zhvillimin e patologjive të cilat mund të shkaktojnë gjakëderdhje fulminante. Edhe procesi I lindjes është I rrezikuar nga gjakëderdhja. Në fund të tre mujorit të parë të shatëzanisë fillon të rritet vëllimi i qelizave të kuqe të gjakut.Rritja e elementeve qelizore të gjakut vazhdon gjatë tërë shtatëzanisë. Rritja e vëllimit të plazmës fillon në fund të tre mujorit të parë dhe rritet në mënyrë progressive deri në javën 34 të shtatëzanisë . Pasi rritja e vëllimit të eritrocitëve është më e vogël në krahasim me rritjen e e vëllimit të plazmës, shpeshherë në shtatëzani mund të zhvillohet për shkak të hemodilucionit. Në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë niveli i homoglobinës tregon tendencë të rritjes mirëpo hemoglobina nuk I arrin vlerat që ka para shtatëzanis . Gjatë lindjes femra normalisht humb afër 500 ml gjakë. Kështu që hipervolemia e shkaktuar paraprakisht gjatë shtatëzanisë mund të jetë faktor I rëndësishëm për mbrojtjen e femrës nga humbja e gjakut.

Parametrat e përbërësve të gjakut në shtatëzani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerat referente të disa parametrav e të cilat ndryshojnë gjatë shtatëzanisë janë : sasia e përgjithshme e gjakut rritet përafërsisht 1900 ml, plazma e gjakut rritet 1250 ml.

Numri i eritrociteve gjate shtezanise

Niveli I eritrociteve në shtatëzani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllimi rritët për 400 ml. Numri relativ I eritrociteve gjatë shtatëzanisë ulet për shkak të rritjes së vëllimit të plazmës dhe hemodilucioni. Ulja e përqëndrimit mesatar të hemoglobines në eritrocite bëhet për shkak të uljes së përqëndrimit të hekurit në serum të shtatëzënave. Ulja e hekurit në serum është pasojë e rritjes së nevojave për hekur, si dhe shfrytëzimit të shtuar të hekurit nga fetusi.

Retikulocitet gjatë shtatëzanisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rriten shumë pak gjatë shtatëzanisë për shkak të stimulimit të palcës kockore nga eritropoetina. Ndryshimet në statusin hormonal, si dhe ndryshimet metabolike gjatë shtatëzanisë e stimulojnë sintetizimin e eritropoetinës. Vlera mesatare e retikulocitaëve është 1-2%. Vlerat e sdhematokritit poashtu ulen krahas uljes së vlerave të eritrociteve dhe hemoglobinë.

Vlera e hemoglobinës gjatë shtatëzanisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Niveli I hemoglobinës ulet për shkak të vëllimit të plazmës si dhe për shkak të uljes së përqëndrimit të hekurit në serum. Nevojat për hekur rriten gjatë shtatëzanisë . Vlerat mesatare të hemoglobinës në shtatëzani janë 10-13 g/100 ml.Meqë në fund të shtatëzanisë ndryshon raporti në mes të vëllimit të lëngjeve në hapësirë intersticiale dhe në vëllimin e lëngjëve në hapësirën intravaskulare në dobi të hapësirës intersticiale , ndodh që vëllimi i plazmës lehtësisht të zvoglohet dhe të zhvillohet një hemokoncentri i cili mund të manifestohet me rritje të lehtë të hematokritit dhe hemoglobinës e cila megjithatë nuk do ti arrijë vlerat që ka te joshtatëzënat.

Ndryshimet e përqëndrimit të hekurit në plazmë në shtatëzani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekuri është substance bazë për sintezën e hemoglobinës. Në shtatëzani përqëndrimi I hekurit në serum ulet për 35 % në krahasim me vlerat e hekurit në serum të femrat jo shtatëzënë. Vlera normale e hekurit në serum te femrat shtatëzënë 60-120 μg/100ml.Mungesa e hekurit paraqitet në këto raste : • Nësë hekuri nuk gjendet në sasi të mjaftueshme në ushqim • Te hiperemeza gravidare • Te perdorimi i substancave anti-acidike • Te shtatëzania multiple

Linqe të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Libri "Fiziologjia dhe biokimia klinike e shtatëzanisë humane", nga autori Ramadan Dacaj.
  • Deutsch H.La Psychologie Des Femmes.Trad Franc P U F Paris 1949
  • Delay J,Deniker P.Annales Medico psychologiqes. Paris 1952