SkaNdal
SkaNdal (një lojë fjalësh mbi fjalët "skandal" dhe "s'ka ndal") është një dokumentar me metrazh të gjatë i vitit 2014 (60 minuta) prodhuar nga organiazata Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, "Pro LGBT" në bashkëpunim me "Plain Thinking" Production, me regji nga Elton Baxhaku dhe Erion Cami mbi një ide dhe skenar nga Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj.
Filmi përdor imazhe nga arkivi i Lëvizjes për të Drejtat e LGBT në Shqipëri për të treguar momentet e para si një grup të rejash dhe të rinjsh u organizuan, fillimisht për të krijuar themelet e komunitetit, e më pas për të organizuar evente publike dhe për të advokuar ndryshime legjilslative. Filmi është gjithashtu një tribut për personat e komunitetit LGBT të persekutuar gjatë regjimit komunist.[1]
Skenari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qendër të dokumentarit janë vetë të rinjtë dhe të rejat e komunitetit LGBT që kujtojnë ditët e para të organizimit dhe pse u motivuan për ta shndërruar lëvizjen për të drejtat e LGBT ndër më të rëndësishmet lëvizje për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Për herë të parë pjesëtarët e komunitetit flasin aty me zë dhe figurë, diçka kjo që tregon për fuqizimin e tyre.
Në dokumentar gërshetohen imazhet arkivore nga aksione të ndryshme, si për shembull vizatimi i grafiteve në rrugët e Tiranës, pikturimi me ngjyrat e ylberit i stolave në parqe të ndryshme, aksione të tjera ndërgjegjësimi kundër homofobisë me intervistat e vetë protagonistëve. Një intervistë shfaqet në dokumentar me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë, John L. Withers II, i cili tregon se si ai vetë ishte dëshmitar i ndryshimeve pozitive që sollën fuqizimin e komunitetit LGBT.
Në dokumentar flasin Xheni Karaj, Kristi Pinderi, Erjon Tela, Kejda Jahja, Elidjon Grembi, Vincent Van Gerven Oei, Edlira Mara, Alba Ahmetaj, Keo Qerimaj, si dhe mbështetës të kauzës Vasilika Laci, Blerta Hoxha, Delina Fico, Elsa Ballauri, gazetarët Ben Andoni, Desada Metaj, etj. Gjithashtu tregojnë përmes intervistave dy aktivistet amerikane Mindy Michels dhe Melissa Schraibman në shtëpinë e të cilave nisën takimet e para të aktivistëve.
Gazeta franceze "Le Monde" shkruan se SkaNdal "është një dokumentar mbresëlënës që tregon si lind një lëvizje për shkak të forcës së individëve të veçantë që nuk mund të rrinë më të heshtur" (http://www.lemonde.fr/culture/article/2014/08/19/la-gay-ride-des-homos-albanais-en-premiere-mondiale-a-sarajevo_4473227_3246.html)
Atributet dhe çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Premiera e "SkaNdal" u shfaq në kinema Agimi në maj të vitit 2014 në një sallë të tejmbushur me pjesëtarë të komunitetit LGBT, familjarë, miq edhe aleatë, përfshirë anëtarë të qeverisë shqiptare dhe të Trupit Diplomatik.
Në gusht të atij viti "SkaNdal" ishte përzgjedhur në programin zyrtar të Festivalit të Filmit në Sarajevë ku u shfaq në sallën e kinemasë MultiPlex në 18 gusht.[2] Atë vit "SkaNdal" edhe pse nuk fitoi asnjë ishte ndër 4 filmat më të votuar nga audienca.[3]
Në shtator të 2014, SkaNdal fitoi çmimin e parë në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec,[4] ndërsa një vit më pas u shfaq në kinemanë verore të Prizrenit si seleksion zyrtar në zhanrin e dokumentarëve në DokuFest.
Nga ai vit "SkaNdal" ka marrë pjesë në dhjetëra festivale të ndryshme si në Austri, Holandë, Greqi, Kroaci, Serbi, Turqi, etj.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://filmfreeway.com/412683
- ^ http://www.panorama.com.al/shqiperia-ne-sarajeve-me-nje-film-per-lgbt/
- ^ https://www.lemonde.fr/culture/article/2014/08/19/la-gay-ride-des-homos-albanais-en-premiere-mondiale-a-sarajevo_4473227_3246.html
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 19 korrik 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.letsceefilmfestival.com/film-detail2014-en/items/scandal.html