Jump to content

Kristi Pinderi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kristi Pinderi, aktivisti shqiptar për të drejtat LGBTI+

Kristi Pinderi (lindur më 2 gusht 1982, Pogradec) është një aktivist shqiptar për të drejtat e komunitetit LGBT[1] dhe gazetar me rezidencë në Kanada.[2] Ai është themelues i organizatës Pro-LGBTShqipëri. [3]

Aktivizmi politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kristi Pinderi, i njohur në Shqipëri si aktivist për të drejtat e komunitetit LGBT, është larguar nga Shqipëria. Në moshën 27 vjeçare ai iu prezantua familjes së tij si LGBT.[4]

Në mars të vitit 2012 themeloi Pro-LGBT, një organizatë që punon kryesisht për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me temat LGBT. Në maj të atij viti bashkë me 8 aktivistë të tjerë pedalojnë në bulevardin Dëshmorët e KombitTiranë në atë që u quajt ngjarja e parë e krenarisë në Shqipëri.[5]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 Pinderi bashkë me aktivisten Xheni Karaj zhvilluan për herë të parë një sërë konsultimesh me partitë kryesore për të përfshirë në programet e tyre referenca për të drejtat e komunitetit LGBT. Në kuadër të asaj nisme Pinderi dhe Karaj patën mundësi te takonin me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe me sfidantin e tij kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.[6] Në dhjetor të vitit 2014 Pinderi ishte bashkëthemelues i qendrës rezidenciale STREHA që u vjen në ndihmë të rinjve të pastrehë LGBT, e para qendër e tillë në të gjithë Europën Juglindore[7] e mbështetur nga USAID, Ambasada Britanike në Tiranë dhe organizata britanike Albert Kennedy Trust.

Në maj të vitit 2015 bashkë me Karajn ishin producentë të dokumentarit me metrazh të gjatë SkaNdal, me regji te Elton Baxhakut dhe Eriona Camit[8] dokumentar për historinë e lëvizjes LGBT, i shfaqur në disa festivale ndërkombëtare filmash si në Festivalin e Filmit në Sarajevë, në DokuFest në Prizren, etj.

Gjatë viteve të aktivizmit Pinderi njihet për debatet e ashpra me personazhe të politikës apo dhe të artit dhe me gazetarë. Kanë qenë sidomos polemizuese debatet në media me ish-deputeten Mesila Doda (një kundërshtare e përbetuar e martesave mes së njëjtës gjini) apo me këngëtaren Eneda Tarifa (të cilën e akuzoi si homofobe), me aktorin Jul Deda, me gazetarin Enkel Demi, etj.

Në vitin 2019 nisi të studiojë në Langara College në Vankuver dhe po atë vit filloi punë si drejtues i një grupi suporti të mbështetur nga organizata DIVERSEcity, për emigrantë LGBT të sapovendosur në zonën metropolitane të Vankuverit.[9]

Në vitin 2021 ai ishte finalist për çmimin Top 25 Canadian Immigrants, një çmim që u jepet çdo vit 25 emigrantëve në Kanada nga fusha të ndryshme që kanë sjellë ndryshime pozitive e që kanë një histori frymëzuese.[10]

Në fund të muajit maj 2017 Pinderi largohet nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve të shumta dhe një vit pas ndarjes nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të gjatë të nënës së tij Liljana Priftuli, e cila ishte ndër të parat nëna që mbështesnin publikisht të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri.[11] Në një artikull për Dailyxtra, një media kanadeze, ai ka folur për situatën e vështirë në të cilën gjendet komuniteti LGBT në Shqipëri, dhe arsyet që e kanë detyruar të largohet drejt Kanadasë, së bashku me partnerin e tij, Erjon Tela, edhe ky një ndër aktivistët e parë për të drejtat e LGBT në Shqipëri.[12]

  1. ^ http://www.panorama.com.al/kristi-pinderi-tri-net-te-nxehta-per-homoseksualet/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2017. Marrë më 5 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2017. Marrë më 13 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ Reuters
  6. ^ "Gay Star News". Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2019. Marrë më 27 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Lonely Planet
  8. ^ "SkaNdal ne DokuFest". Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2017. Marrë më 27 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Celebrating Pride Month Together". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Kristi Pinderi is a finalist in the Top 25 Canadian Immigrant Awards". DIVERSEcity Community Resources Society (në anglishte amerikane). 2021-07-29. Marrë më 2021-08-01.
  11. ^ https://www.shqiperia.com/Video-e-Vice-Kristi-Pinderi-puthet-me-te-dashurin.32119/
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]