Skifteri kthetrazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skifteri kthetrazi
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Nënklasa:
Infraklasa:
Mbirendi:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
F. tinnunculus
Emri binomial
Falco tinnunculus
Carolus Linnaeus, 1758
Gjelbërt; Prezent gjithë vitin
Verdhë;Vetëm vizitor
Sinonimet

Falco rupicolus Daudin, 1800 (but see text)
Falco tinnunculus interstictus (lapsus)

Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus), është një lloj i zogjëve të vegjël grabitqar. Skifterët kthetrazi i përkasin familjes falconidae. Gjenden në Evropë, Azi dhe Afrikë, si dhe herë pas herë arrijnë edhe në bregun lindor të Amerikës së Veriut.

Emërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gjuhën shqipe njihet me këto emra: skifteri, skylferi, skyferi, skilferi, skilfyer, aqyfleri, sokoli, kaçubeti, petriti, shahini, shahimi (kthetrazi), fajkoi, falkoni, fakjonja, sokol i dobishëm, sokoli i erës.[1]

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Madhësia e tij është 31-38 cm e gjatë, 69-82 cm me hapje të krahëve , një masë të 136-300 gram për meshkujt dhe 170-320 gram për femrat. Sytë e tij janë të zi.Femra ka një bisht të kuq. Mashkulli ka një kokë dhe bisht ngjyrë gri ardëz. Në të dy gjinitë, pjesa e fundit e bishtit është e zezë.

Ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të kërkuar gjahun e tij Skifteri kthetrazi ka dy metoda:

  • Arrinë në fluturim në një vend të zgjedhur dhe pas një ngritje të shkurtër në lartësi praktikon një fluturim të pezullueshëm në erë duke rrahur me shpejtësi të lartë krahët dhe duke ulur kokën për të parë tokën disa sekonda pastaj shkon përsëri në një vend tjetër për të ripërsëritur fluturim e pezullueshëm të tij. Ai mund të bëjë këtë për më shumë se dy orë .
  • Ai mund gjithashtu të jetë i ulur duke vëzhguar në një pemë apo në krye të një shtylle elektrike ose pranë tokës në një post të gardhit në buzë të një rruge.

Gjahun e gjetur, ai përfundon fluturimin e tij të pezullueshëm dhe shkon mbi të me një fluturim të qetë për të befasuar dhe kapur gjahun me kthetërat e tij.

Riprodhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njohja fillon nga fundi i shkurtit deri në muajin mars. Gjatë njohjes, skifterët kthetrazi angazhohen në përcellje ajrore të cilat mund të jenë shumë të zhurmshme. Mashkulli mundohet ti pëlqejë femrës duke i dhënë gjahun e grabitur. Femra bën 3-6 vezë në vit, të cilat janë të bardha-krem të njëllosura me pika të kuqe. Folezojnë nga prilli deri në gusht.

Skifter kthetrazi mashkull duke sjellë ushqim në fole

Periudha e inkubacionit zgjatë 27 deri në 29 ditë. Të rinjët qëndrojnë 27 deri në 32 ditë në fole. Pastaj, pas flutiurimit të parë, prindërit sigurojnë të mësuarit për rreth 28 javë. Vetëm femra mbulon dhe mbron vezët dhe të vegjlit rregullisht. Mashkulli furnizon femrën sipas nevojës. Skifterët kthetrazi nuk ndërtojnë foletë e tyre vetë. Folezojnë në foletë e laraskave ose korbeve, në të çarat e mureve, pemëve ose të shkëmbinjëve. Shumë herë folezojnë në kulla, hambarë të vjetër ose kulla zilesh.


Përhapja në mjedis[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshtë i përhapur në hapësira të gjëra, në fusha, rrafshnalta, afër aeroporteve, pranë rrugëve automobilistike, arave të mbjella, shkurrishte, këneta dhe ligatina me drunj dhe lisa, gjithashtu e hasim edhe në zona me mështekna dhe shelg.[2] Skifteri kthetrazi pëlqen fushat e kultivuara të (pyllëzuara lehtë), ose ambientet e hapura. Rastësisht mund ta takojmë edhe nëpër qytete. Mund të vërehet shpesh në mes të fushës, i vendosur në një tel ose një shenjë në anën e ndonjë rruge, ose në fluturim mbi gjahun e tij. Gjithashtu është e mundur të shihet lehtë në fshat, por edhe në qytet, i ulur në pemë, duke ngrënë gjahun në kopshte (parqe edhe në kopshte të shtëpisë), por kurrë nuk tejkalon lartësinë mbi 3000m.

Migracioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skifterët kthetrazi janë migratorë, në varësi të rajonit, të pjesshëm, çrregullt ose sedentarë. Skifterët kthetrazi mund të migrojnë nga gushti-shtator dhe kthehet në fole në prill-maj. Ata shpesh dimërojnë në vend (sidomos Skifterët kthetrazi me origjinë nga Evropa perëndimore).

Zëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thirrja e tij është një seri e tingujve të mprehtë « Ki-Ki-Ki » transmetohet në mënyrë të përsëritur.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dhora, Dhimitër: Fjalor i emrave të kafshëve të Shqipërisë, latinisht-shqip-anglisht / Dhimitër Dhora; Shkodër: Camaj-Pipa, 2008. ISBN 978-99956-02-61-1
  2. ^ "Faqe 150 mbi skifterin kthetrazi" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 prill 2015. Marrë më 30 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Burime të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]