Skolarku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mozaiku i Akademisë nga Pompei
Aleksandri dhe Aristoteli

Skolarku (greqishtja e lashtë: σχολάρχης, scholarchēs) ishte drejtuesi i një shkolle në Greqinë antike. Termi mbahet mend sidomos për përdorimin e tij në kuptim të drejtuesit të shkollave të filozofisë, siç është Akademia PlatonikeAthinën e lashtë. Skolarku i parë i saj ishte vetë Platoni, si themeluesi dhe pronari i saj. Ai mbajti pozicionin për dyzet vjet e të cilin e trashëgoi nipi i tij Speusipi, i emëruar në këtë pozitë nga vet Platoni. Skolarkë të tjerë të mëvonshëm të kësaj akademie u zgjodhën anëtarët tjerë të akademisë.

Termi grek është krijuar nga fjalët scholē (σχολή), "shkollë", [1] dhe archē (ἀρχή), "sundimtar". [2] Romakët nuk e latinizuan fjalën fare, ndoshta sepse nuk kishin termin përkatës. Në vend të kësaj, ata përdorën fjalën latine scholasticus [3] e cila përdorej në një kuptim të ngjashëm për drejtorin e shkollës.

Statusi social[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Statusi shoqëror, detyrat dhe kompetencat ligjore të skolarkut vareshin nga shoqëria në të cilën ai drejtonte shkollën e tij. Në një shkollë të vogël, ai mund të ishte mësuesi i vetëm ose mësuesi kryesor. Në një shkollë të mesme ai do të ishte skolarku ose drejtori i shkollës, muzeut dhe bibliotekës së tij. Platoni si studiues zotëronte shkollën e tij, tokën dhe pjesën tjetër të pronës. Ai duhej të sponsorizonte të huajt rezidentë, duke i përfaqësuar ata me ligj. Aristoteli në themelimin e Liceut nuk ishte i lejuar, duke qenë se ishte një rezident i huaj, të zotëronte pronë në Athinë. Ai mori me qira ndërtesat dhe organizoi studentët në një lloj organizimi administrativ. Sokrati ishte një këshilltar vullnetar që zhvilloi diskutime në periudha dhe vende të ndryshme, disa prej të cilave ishin publike, ndërsa për të tjerat kontribuan personalitete të ndryshme të interesuara për ligjëratat e tij. Dijetarët e Aleksandrisë ishin oficerë mbretërorë të punësuar nga mbreti.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Liddell, Henry George. "scholē". A Greek-English Lexicon (në anglisht). Perseus Digital Library.
  2. ^ Liddell, Henry George. "archē". A Greek-English Lexicon (në anglisht). Perseus Digital Library.
  3. ^ Lewis, Charles T. "scholasticus". A Latin Dictionary (në anglisht). Perseus Digital Library.