Jump to content

Sofika Morcka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sofika Morcka (1925 - 1992) ishte një gjuhëtare shqiptare.

Lindi në DrenovëKorçës në 6 mars 1925 në një familje të përbërë nga 3 fëmijë. I ati Themel (Melo) vinte nga një familje fshatarësh te mesëm, e ëma, Eleni, ishte vajza e tretë e një prifti orthodoks, Papa Trajko. Shkollën fillore e bëri në Korçë. Më pas vazhdoi shkollën shkollën e mesme pedagogjike ``Nëna Mbretëreshë`` në Tiranë dhe perfundoi studimet në shkollën ``Normale`` të Elbasanit.

Aktiviteti dhe jeta personale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U emërua mësuese në Arrëz të Leskovikut. Pas luftës së dytë botërore u caktua mësuese në një gjimnaz të Korçës. Në vitin 1951 shkoi në Tiranë dhe filloi punë në Institutin e Shkencave në sektorin e gjuhës shqipe. Ishte bashkëpuntore e Aleksandër Xhuvanit dhe Sejfulla Malëshovës në kërkimet e para shkencore mbi gjuhën shqipe. U martua me kolonel Vangjel Dogën ne 1955 me të cilin pati 3 femijë, Leonardin (1956), Dianën ( 1961) dhe Adrianin (1962). Më pas, me ndarjen e Institutit të shkencave kaloi në Institutin e Gjuhësisë dhe Letersisë. Paralelisht kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror te Tiranës dhe u caktua si bashkëpuntore shkencore, në sektorin e terminologjisë, nën varësi të Lirak Dodbibës. Punoi në një ekip me prof. Eqrem Çabej-in, Mahir Domin, Androkli Kostallarin, Koço Bihikun, etj. Në 1972 mori pjesë si delegate ne Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, një ngjarje madhore kjo për njësimin e gjuhës letrare shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse ne Ballkan. U specializua në zotërimin e gjuhëve të huaja, italisht, frëngjisht, rusisht, anglisht. Ne vitet 1980 iu vu punës për hartimin e shumë fjalorëve terminologjikë me synim zëvendësimin e termave shkencore të huaja me fjalë shqip, një ndërmarrje e suksesshme që u kurorëzua me botimin e 32 fjalorëve terminologjike 3-4 gjuhësh. Bëri ekspedita ne zonën e Korçës per mbledhjen e fjalëve të rralla të gjuhës shqipe për studimet toponimike. Botoi artikuj në revistën Studime Filologjike mbi frazeologjinë e shqipes. Mori pjesë si bashkautore në hartimin e fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe, vepra më e rëndësishme në veprat albananologjike të shekullit të 20. Në vitin 1985 doli në pension, por pasioni e shtyu të vazhdojë të punojë deri në fund të jetës. U nda nga jeta në 15 nëntor 1992 pas një sëmundjeje të rëndë.[nevojitet citimi]